Me Emrin Tënd jetojmë

Titulli: Me Emrin Tënd jetojmë
Autor: Amër Halid
Përkthyes: Elmaz Fida
Numri i faqeve: 296
Formati: B5
Botues: “Furkan ISM” Shkupi

Kjo e bën edhe më të veçantë këtë botim.

Numri i emrave të All-llahut që janë trajtuar në këtë libër është tridhjetë. Në çdo temë është trajtuar një nga emrat e All-llahut të Madhërishëm. Të gjithë emrat, janë emra të përmendur në Kur’an. Në secilën temë autori flet rreth një emri, ndikimin e tij në jetën e muslimanit, ndikimin e tij në shoqëri dhe si manifestohet ai në jetën tonë në përgjithësi. Përmend, gjithashtu, si t’i përjetojmë emrat e tillë, si: Furnizuesi, Pranuesi i pendimit, i Drejti, Krenari… Sqaron si t’i lidhim këta emra me jetën dhe aktualitetin tonë.

Pyetjes pse pikërisht është zgjedhur të flitet mbi emrat e bukur të Zotit të Madhërishëm, autori Amër Halid i përgjigjet kështu: “Qëllimin tonë me këta tema, do e përmbledhim në dy fjalë: “Njohjen e Zotit”. Qëllimi ynë është që ta njohim më mirë Zotin tonë. Nëse do e njohësh Zotin, do e duash Atë. Është e pamundur që ta njohësh Zotin dhe të mos e duash. Nëse do e njohësh, do t’i bindesh. Nëse do e njohësh, do të kërkosh kënaqësinë e Tij. Nëse do e njohësh, do të ndjesh mall për Xhennetin e Tij. Nëse do e njohësh, do të rrjedhin lotë nga malli për ta takuar. Shumë njerëz kanë frikë nga vdekja, ndërsa ti e dëshiron, pasi të takon me Zotin e Madhërishëm. Nëse do e njihje, do të shkriheshe nga malli për Të. Nëse do e njihje, ëmbëlsia që të fal adhurimi dhe bindja e Tij, do të dukej më e ëmbël se mjalti. Nëse do e njihje, nuk do të pranoje të veproje asgjë që e zemëron Atë”.

Tridhjetë temat e këtij libri autori i ka përmbledhur në një fjalë: “Njohja e Zotit”. Nuk ka gjë më të madhe dhe më madhështore se kaq që të thuhet. Besimtari i vërtetë dhe i sinqertë nuk do të kërkon të fiton Xhennetin, veçse pasi ta ketë njohur Zotin e Madhërishëm; nuk do të frikësohet nga ndëshkimi i Tij, veçse pasi ta ketë njohur Atë; nuk do të kërkon të arrinë kënaqësinë e Tij, veçse pasi ta njohë Madhështinë e Tij; nuk do të mund të falet, agjërojë, kryejë Haxhxhin, japë lëmoshë…, veçse pasi ta ketë njohur…
Të githa këto autori i përmbledh në një fjali: “Nëse e njeh Urdhëruesin, i pranon lehtë urdhërat”.

CHF18.90

6 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Biografia e Omer ibn El-Hattab (Allahu qoftë i kënaqur me të)

Biografia e Omer ibn El-Hattab (Allahu qoftë i kënaqur me të)

CHF31.90
Detyrat dhe përgjegjësitë e Njeriut
Nuk ka stok

Detyrat dhe përgjegjësitë e Njeriut

CHF8.90
Rruga e udhëzimit
Nuk ka stok

Rruga e udhëzimit

CHF8.00
Komentimi i 40 haditheve të Imam Neveviut
Nuk ka stok

Komentimi i 40 haditheve të Imam Neveviut

CHF18.90
Tëhuajësimi

Tëhuajësimi

CHF5.90
Kur'ani me përkthim në gjuhën shqipe nga Salih Ferhat Hoxha
Nuk ka stok

Kur’ani me përkthim në gjuhën shqipe nga Salih Ferhat Hoxha

CHF51.90
Fetvatë e të Derguarit alejhi selam

Fetvatë e të Derguarit alejhi selam

CHF21.90
Femra dhe këndvështrimi islam mbi jetën

Femra dhe këndvështrimi islam mbi jetën

CHF4.50
Burrat Rreth Pejgamberit Sal-Lall-Llahu Alejhi Ue Sel-Lem - Kolosët E Sahabëve

Burrat Rreth Pejgamberit Sal-Lall-Llahu Alejhi Ue Sel-Lem – Kolosët E Sahabëve

CHF24.90
Kauza ime - Çfarëdo që kam bërë ka qenë për hirë të Allahut
Nuk ka stok

Kauza ime – Çfarëdo që kam bërë ka qenë për hirë të Allahut

CHF12.00
Nga morali shembullor i të Dashurve të Allahut 2

Nga morali shembullor i të Dashurve të Allahut 2

CHF11.90
Formimi i personalitetit te njeriut ne pikepamje Islame

Formimi i personalitetit te njeriut ne pikepamje Islame

CHF2.90