Çaji Ginseng

Çaji Ginseng konsiderohet një nga suplementët më të shëndetshëm bimor në mbarë botën. Nga emri tingëllon si diçka ekzotike që të sjell ndërmend geishat e bukura dhe luftëtarët samurai, por çaji xhingseng është krenari e Kinës dhe jo e Japonisë.

Përtej debateve të origjinës, çaji ginseng është i njohur në të gjithë botën për vlerat e mëdha shëndetësore në frenimin e kancerit, luftën kundër obezitetit, përmirësimin e tretjes, fuqizimin e sistemit imunitar, përmirësimin e shëndetit të trurit, luftën kundër astmës, lehtësimin nga problemet menstruale për femrat, artritit dhe shërimin e sëmundjeve seksuale.

Në Shqipëri ginseng ka një traditë përdorimi që nga periudha e pushtimit otoman. Duke qenë më pranë rrugëve detare të Azisë, otomanët e sollën edhe në vendin tonë ritin oriental të konsumimit të ginsengut, gjithmonë si një kurë mjekësore. Çaji i ginseng përdoret edhe i ftohtë duke e bërë një nga llojet që konsumohet në çdo stinë. Vlerat e ginsengut janë të mëdha, por edhe çmimi i rrënjëve të kësaj bime është mjaft i shtrenjtë.

Ky çaj magjik vjen nga një pemë shumëvjeçare që nuk shuhet kurrë. Të gjithë vlerat e rëndësishme të ginsengut vijnë për shkak të disa përbërësve të fuqishëm të njohur si “ginsenoides” që gjenden tek rrënja e bimës. Ekskluziviteti i mbjelljes së bimës së ginsengut nuk i mbetet vetëm Kinës. India, Japonia dhe shumë vende perëndimore e kultivojnë çajin e ginsengut. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu eksportues të çajit të ginsengut drejt vendeve Aziatike dhe Evropiane.

Kërkimet shkencore kanë treguar që përveç vlerave anti-kancerogjene, ginseng mban nën kontroll edhe diabetin. Vlerat e ginsengut Konsumimi i ginsengut bëhet përmes zierjes së rrënjës së kësaj bime. Duhen 2-3 gramë rrënjë për një kupë çaj ose 1 lugë e vogël pluhur nëse e keni të bluar rrënjën magjike. Çaji ginseng konsiderohet një nga suplementët më të shëndetshëm bimor në mbarë botën. Ekzistojnë tre lloje çajrash ginseng: Amerikan, Aziatik dhe Siberian. Të tre këto lloje i bëjnë mirë shëndetit të njeriut. Këto çajra kanë efekt shërues për një sërë problemesh si më poshtë:

-Tensioni i ulët i gjakut

Çaji Ginseng është shumë i fortë. Ky çaj është shumë efikas për njerëzit që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut. Kjo pije energjike të mban shumë aktiv dhe mund të qëndrosh në këmbë gjithë ditën. Çaji rrit tensionin e gjakut dhe të jep energji.

– Ushqen trurin

Çaji ginseng është një pije medicinale që shërben si stimulues për qelizat e trurit. Përmiërson përqendrimin dhe funksionimin e trurit. Prandaj, ky çaj është plotësisht i rekomandueshëm për studentët.

-Lufton obezitetin

Nëse dëshiron të humbasësh në peshë, çaji ginseng është zgjedhja e duhur. Ky çaj shuan urinë dhe hollon trupin duke fuqizuar ritmin metabolik dhe djegien e yndyrnave në një ritëm shumë të shpejtë. -Ndihmon me çrregullimet seksuale

Meshkujt me probleme të tilla duhet të konsumojnë çaj ginseng sepse redukton simptomat e këtyre çrregullimeve.

-Problemet menstruale

Çaji Ginseng ka efekt lehtësues. Rekomandohet për të rinjtë dhe gratë që vuajnë nga simptomat menstruale dhe stresi. Ky çaj redukton dhimbjet e stomakut si pasojë e menstruacioneve. -Lufton kancerin

Ginseng është i pasur me elementë që luftojnë kancerit. Studimet kanë treguar që njerëzit që pijnë çaj ginseng janë më pak të rrezikuar nga kanceri. Edhe ekspertët e mjekësisë këshillojnë konsumimin e këtij çaji për të eliminuar rrezikun e rritjes së qelizave kancerogjene në organizëm. E megjithatë, si në rastin e çdo produkti tjetër edhe me ginsengun nuk duhet tepruar. Konsumimi për shumë kohë të gjatë i këtij çaji çon në pagjumësi dhe çrregullime të zemrës. Përpara se të vendosësh të konsumosh çajin çdo ditë duhet të konsultohesh me një mjek.

Çmimi origjinal qe: CHF4.90.Çmimi i tanishëm është: CHF2.45.

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Çaji bimor kundër Kollës, Astmes dhe Ftohjeve Kronike

Çaji bimor kundër Kollës, Astmes dhe Ftohjeve Kronike

CHF7.90
Hemani çaj laksativ

Hemani çaj laksativ

CHF7.90
Caj i fares se zeze Fares se Bereqetit 1

Çaji i farës së zezë- Farës së Bereqetit

CHF7.90
Çaj bimor Hemani  kundër Tensionit (Kurues i sëmundjeve të zemrës)

Çaj bimor Hemani kundër Tensionit (Kurues i sëmundjeve të zemrës)

CHF7.90
Çaj Bimor HEMANI kundër Kolesterinës

Çaj Bimor HEMANI kundër Kolesterinës

CHF7.90
Tableta Matcha Japoneze e Formës së Çajit të Gjelbër - Tableta Organike Matcha Green Tea

Tableta Matcha Japoneze e Formës së Çajit të Gjelbër – Tableta Organike Matcha Green Tea

CHF14.90
Çaj Matcha me shije dredhëze

Çaj Matcha me shije dredhëze

CHF14.90
Çaji Senna Meki – Kundër konstipacionit ( Kapsllëkut )

Çaji Senna Meki – Kundër konstipacionit ( Kapsllëkut )

CHF7.90
Hemani Krem hidratues me shegë - Hemani Fleur’s Fade Out Cream 80 gr.
Nuk ka stok

Hemani Krem hidratues me shegë – Hemani Fleur’s Fade Out Cream 80 gr.

CHF7.90
Hemani Krem Anti Akne
Nuk ka stok

Hemani Krem Anti Akne

CHF7.90
Shampo i Gjarpërit
Nuk ka stok

Shampo i Gjarpërit

CHF10.90
Çaj për dobësim Life Diamond Slim
Caj per dobesim Life Diamond Slim img3
Nuk ka stok

Çaj për dobësim Life Diamond Slim

CHF21.90
Çaj Virak - Manteli i zonjave

Çaj Virak – Manteli i zonjave

CHF7.90
Çaj i gjelbër japonez për dobësim - Matcha

Çaj i gjelbër japonez për dobësim – Matcha

CHF14.90
Krem hidratues me farë të zezë 150 gr.
Nuk ka stok

Krem hidratues me farë të zezë 150 gr.

CHF12.90
Pastrues fytyre nga fara e zezë – Black Seed Scrub 150ml
Nuk ka stok

Pastrues fytyre nga fara e zezë – Black Seed Scrub 150ml

CHF11.90