Tri novela

Libri: Tri novela
Autor: Preç Zogaj
Botoi: UET Press
Faqe: 244
ISBN: 9789928320308

Disa minuta me vonë, pasi Kryeministri dhe shpura e zyrtarëve bashkiakë ishin larguar, përfshirë Hilarian e bukur, nga këndi i hollit ku “Konti” kishte zhvilluar një takim të ngrohtë me përfaqësuesit e RRME-se, u nis dhe zuri të përhapej si fjollë e padukshme, një ftohmë bryme që u ngrinte pjesëmarrësve harenë e bisedave me njëri-jetrin, – fjala Hedhje. Me gjasë, në një të ardhme, në qytetin N do të ndodhte një mrekulli që nuk e kishte njohur Shqipëria, as bota: një njeri do të hidhej pa litar e pa parashutë, me rrobat e trupit, nga një lartësi shumë e madhe e do të binte shëndoshë e mirë në tokë. Jo një engjëll! Jo një dragua me krahë si ata të përrallave dhe bestytnive të vjetra! Një njeri si ne, pa gjë në sqetulla, veç leshit që kemi të gjithë. Zot i madh! *

Pikërisht në këtë çast, “fjolla – Hedhje” shpërqëndroi fytyren gjithherë të kthjellët të Marjetes, u ngjit nëpër njërin sup të Mirelës dhe goditi, të themi me bisht, profilin e saj të ëmbël që humbi sakaq përndritjen dhe u kontraktua. Pastaj u ngjit si zhive e ftohtë nëpër rrudhat e Bardelit që u duk se filluan të ngurtësoheshin. Ky u mbush me frymë dhe vazhdoi me hov, sikur po mposhtë një penges të brendshme që nuk duhej ta shihte askush. Po pra, kishte lexuar edhe ai një pjesë të Rrëfimeve të Rusoit dhe i kishte mbetur në mendje ajo që kishte thënë për miqësitë, se nuk duhet t’u shfaqen pa hir dhe pa masë të tjerëve, po… dhe nje kunj… që i kishte hedhur njëri prej miqve rivale, Dideroi ose Volteri, që thoshte se i vetmuari… është një njeri i keq….

CHF14.90

3 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Brenga e Parisit

Brenga e Parisit

CHF12.90
Perandoria Osmane

Perandoria Osmane

CHF14.90
Teoritë e Demokracisë

Teoritë e Demokracisë

CHF24.90
Një kujtim për Stambollin
Nuk ka stok

Një kujtim për Stambollin

CHF19.90
La Foi Aux Prophetes En Islam

La Foi Aux Prophetes En Islam

CHF9.90
Kronikë kohe 30 - Vendi i fesë në rendin politik

Kronikë kohe 30 – Vendi i fesë në rendin politik

CHF24.90
Një jetë për shkollë

Një jetë për shkollë

CHF11.90
Poetika e gjëegjëzës

Poetika e gjëegjëzës

CHF14.90
Rrëfimet - jeta si kirurg i trurit

Rrëfimet – jeta si kirurg i trurit

CHF26.90
Fiset Shqiptare – historia, shoqëria dhe kultura

Fiset Shqiptare – historia, shoqëria dhe kultura

CHF39.90
Vetmi në rrjet

Vetmi në rrjet

CHF19.90
Sociologjia e Ibën Haldunit

Sociologjia e Ibën Haldunit

CHF14.90