KM, Kryeministri

Libri: KM, Kryeministri
Autor: Ben Blushi
Botoi: Mapo Editions
Faqe: 224
ISBN: 9789928213020

KM është historia e një Kryeministri që për të fituar zgjedhjet planifikoi një atentat kundër vetvetes. Ngjarjet zhvillohen në Shqipëri, në vitin 2021, kur një ushtar i akuzuar për bashkëpunim me organizata terroriste dhe i sapokthyer nga Afganistani pranon të marrë pjesë në atentat duke e vrarë Kryeministrin.

Në këtë roman rrëfehet historia e një komandoje shqiptar në Afganistan, i cili bie në kontakt me islamin radikal dhe frymën antiamerikane, përmes një bashkëatdhetari të tij, të quajtur Uinston Harasani, anëtar i Otzit.

Jeta në Herat, lufta, raportet e ushtarëve amerikanë me afganët, vrasjet e fshatarëve që kultivonin opium dhe nxitja e urretjes amerikane nga disa persona që ishin pjesë e të ashtuquajturit “zemërimit inteligjent”, vijnë të rrëfyera në optikën e një shqiptari që sheh përkime të herëpashershme me realitetin e vendit prej nga vinte.

Autori ka sendërtuar një realitet të Shqipërisë dhe botës së vitit 2021. Personazhi i trajnuar si snajperist merret peng nga anëtarët e organizatës Otzit, që e drejtonte shqiptari Harasani dhe shpëtohet me kusht që të rrëfejë të gjithë komandot që ekzekutuan fshatarët afganë që po kultivonin drogën…

CHF17.90

3 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Brenga e Parisit

Brenga e Parisit

CHF12.90
Perandoria Osmane

Perandoria Osmane

CHF14.90
Teoritë e Demokracisë

Teoritë e Demokracisë

CHF24.90
Një kujtim për Stambollin
Nuk ka stok

Një kujtim për Stambollin

CHF19.90
La Foi Aux Prophetes En Islam

La Foi Aux Prophetes En Islam

CHF9.90
Kronikë kohe 30 - Vendi i fesë në rendin politik

Kronikë kohe 30 – Vendi i fesë në rendin politik

CHF24.90
Një jetë për shkollë

Një jetë për shkollë

CHF11.90
Poetika e gjëegjëzës

Poetika e gjëegjëzës

CHF14.90
Rrëfimet - jeta si kirurg i trurit

Rrëfimet – jeta si kirurg i trurit

CHF26.90
Fiset Shqiptare – historia, shoqëria dhe kultura

Fiset Shqiptare – historia, shoqëria dhe kultura

CHF39.90
Vetmi në rrjet

Vetmi në rrjet

CHF19.90
Sociologjia e Ibën Haldunit

Sociologjia e Ibën Haldunit

CHF14.90