Anjeza nuk u zgjua

Libri: Anjeza nuk u zgjua
Autor: Preç Zogaj
Botoi: UET Press
Faqe: 494
ISBN: 9789928236852

E kishte gjetur prapë buzën e dalit të njomur tashmë nga goja e saj, e kishte puthur lehtë dhe ngadalë, e kishte mbajtur gjatë, e kishte lëshuar, e kishte puthur përsëri, më gjatë, më gjatë dhe buzët e Davidit kishin bërë të njëjtën gjë, si një imitim, me buzën e saj të poshtme; kishin shkëmbyer ëmbëlsi, poe edhe dije në anë të pleksjeve plot pasion të buzëve, frymës, gjuhëve, lëngjeve të ëmbla të gojëve: dijen se ishin më të afërt sesa e kishin ditur deri në atë çast, shumë më të afërt, shuuumë më të afërt.

 

Ajo e kishte futur thellë gojën e saj në të tijën, e kishte puthur prapë gjatë, ishte lumturuar dhe ai ia kishte kthyer me pikë e me presje. Kjo kishte qenë puthja, që nuk mësohej, që dihej, që jepej e merrej, që fillonte gjithnjë nga fillimi, një herë e parë e përjetshme. Nuk do të ishin ndalur po të mos u duhej të verifikonin çfarë ishte një ngjarje plotësuese apo konkurruese që po zhvillohej në pjesën e poshtme të trupave të tyre, të trupit të tij më shumë, por edhe të trupit të saj, një vibrim, një rrahje e verbër, një vlim, një zgjim mishrash e damarësh që sikur ngriheshin nga hiçi për të marrë komandën e ngjarjes. Ajo ishte shkëputur prej tij, e ndërgjegjësuar  për ereksionin e Davidit, por atij nuk duhej t’I vinte turp, ajo nuk ishte aq naïve sa t’ia merrte për keq që ishte shkëputur.

 

CHF19.90

3 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Kronikë kohe 15 - Kundërshpifografi

Kronikë kohe 15 – Kundërshpifografi

CHF24.90
Letrat e zonjës Mary Wortley Montague - Bashkëshorte e Ambasadorit të Anglisë pranë portës Osmane gjatë udhëtimeve të saj në Europë, Azi dhe Afrikë 1716-1718

Letrat e zonjës Mary Wortley Montague – Bashkëshorte e Ambasadorit të Anglisë pranë portës Osmane gjatë udhëtimeve të saj në Europë, Azi dhe Afrikë 1716-1718

CHF16.90
Njeriu më i lumtur në botë

Njeriu më i lumtur në botë

CHF18.90
Thoti i Atlantidës

Thoti i Atlantidës

CHF9.90
Dhjetë hapat për një familje të mirë

Dhjetë hapat për një familje të mirë

CHF9.90
Çdo gjë është e mundur

Çdo gjë është e mundur

CHF26.90
Tregime të përzgjedhura

Tregime të përzgjedhura

CHF8.90
Studimi akademik

Studimi akademik

CHF26.90
Peshku i zi vocërrak

Peshku i zi vocërrak

CHF9.90
Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji 32/2002

Gjurmime albanologjike – Folklor dhe etnologji 32/2002

CHF19.90
Kur’ani mbrojtës dhe shërues
Nuk ka stok

Kur’ani mbrojtës dhe shërues

CHF5.00
Influenca - Psikologjia e bindjes
Nuk ka stok

Influenca – Psikologjia e bindjes

CHF26.90