E kuqja e demave

Titulli: E kuqja e demave
Autore: Mira Meksi
Botoi: Onufri
Faqe: 184
ISBN: 9789995687885

Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit “Luftëtarë kundër harresës së Ikonës” kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit. Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen egërsisht Dashuria dhe Vdekja.

Sikundërse kemi vënë në dukje edhe në disa hapësira të tjera, e tërë krijimtaria e Mira Meksit lind dhe kristalizohet nën dritën e hapjes ndaj tjetrit, duke rrëfyer për tjetrin. Kjo hapje, ky përtejësim, në faqet e këtij romani jepet në formë më të qartë dhe më të shprehur se në çdo roman apo tregim të saj të mëparshëm.

Ndërsa tek krijimtaria e mëparshme lexuesin e vërejmë të jepet si element strukturor i rrëfimit, porse në një trajtë fort të ndërfshehur, në faqet e këtij romani prania e tij jepet në formën më të hapur; ndryshe nga sa më parë, tek E kuqja e demave Meksi i drejtohet drejtpërsëdrejti dhe në emër lexuesit, madje, duke e shoqëruar këtë dialog me një ndriçim të fortë dhe mbresëlënës…

E kuqja e demave është një ikonë e madhe, një ikonë e gjallë, e mbrujtur me ngjyra të bollshme, me një vizualizëm ekspresionist dhe me një imazheri të prekshme surreale, por edhe me plot dritë-hije dhe me mister; porse, mbi të gjitha, është një ikonë vërtet e arrirë, në të gjitha kuptimet, ngjyresat dhe përftesat e këtij termi, për vetë ikonën, për natyrën dhe misterin e saj, një ikonë e përftuar nga soditja e ngulmët dhe misterike, nga bashkimi dhe shkrirja e dy universeve, e dy pafundësive, e pafundësisë së dritës hyjnore dhe asaj të shpirtit të soditësit.

Pikërisht kjo befasi, këto lëvizje plot zigzage, larg çdo skeme kanonike, të cilat i hasim të pranishme edhe tek hapësira ikonografike, janë gjithë sa na mbajnë gjithhershëm në suspense në tërë rrëfimtarinë e Mira Meksit, duke na shtyrë vazhdimisht drejt leximit të saj. Madje, më tepër sesa një herë.

Mbi autoren

Mira Meksi ka mbaruar studimet e larta për filologji frënge dhe hispanike. Është e njohur si përkthyese e Dumas-së, Yourcenar-it, Duras-it, Borges-it, Marquez-it, Paz-it, Cortazar-it, Neruda-s, etj dhe si autore romanesh, përmbledhjesh me tregime e librash për të rinj dhe fëmijë. Mira Meksi është kryeredaktore e revistës letrare “Mehr Licht!”.

CHF14.90

1 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Nga fillimi në fund – Volumi 1

Nga fillimi në fund – Volumi 1

CHF19.90
Problemet edukative në jetën e fëmijëve tuaj

Problemet edukative në jetën e fëmijëve tuaj

CHF6.90
Albanologji 4/2014

Albanologji 4/2014

CHF24.90
Udhëpërshkruesi i Endelusit

Udhëpërshkruesi i Endelusit

CHF5.90
Themelet e rrugës prej errësire në dritë

Themelet e rrugës prej errësire në dritë

CHF5.90
Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetrimit Osman I

Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetrimit Osman I

CHF31.90
Thanie të zgjedhura nga MESNEVIA

Thanie të zgjedhura nga MESNEVIA

CHF7.90
E vërteta mbi Shqipninë dhe Shqiptarët

E vërteta mbi Shqipninë dhe Shqiptarët

CHF13.90
Krishterimi dhe Islami Dy fe, dy qytetërime ( vështrim historiko filozofik )

Krishterimi dhe Islami Dy fe, dy qytetërime ( vështrim historiko filozofik )

CHF24.90
Kush jemi ne Shqiptarët, individi gjithëpërfshirës Shqiptar në vështrim historik, kulturor, sociologjik dhe psikologjik mbi kombin Shqiptar
Nuk ka stok

Kush jemi ne Shqiptarët, individi gjithëpërfshirës Shqiptar në vështrim historik, kulturor, sociologjik dhe psikologjik mbi kombin Shqiptar

CHF21.90
E drejta martesore sheriatike - me një hyrje të shkurtër në studimin e së drejtës sheriatike

E drejta martesore sheriatike – me një hyrje të shkurtër në studimin e së drejtës sheriatike

CHF19.90
Muzeu i pritjes

Muzeu i pritjes

CHF6.90