Sandwich, a është mirë me qenë shqiptar?

Libri: Sandwich, a është mirë me qenë shqiptar?
Autor: Mustafa Nano
Botoi: UET Press
Faqe: 398
ISBN: 9789928236166

Autori ka zgjedhur të shpërfaqë përpara lexuesit faktet dhe ngjarjet më të rëndësishme e më gjurmëlënëse të historisë, gjuhës e kulturës shqiptare, duke ballafaquar dëshmitë dhe interpretimet e ndryshme e shpeshherë, nëpërmjet analizave të imëta, duke artikuluar një qëndrim e vlerësim të vetin mbi to.

Ah po, Nano e merr përsipër një mision “mohues”, madje edhe “destruktiv”, por ky është një mision fisnik, pasi ka të bëjë me demontimin e miteve, me rishikimin (revizionimin) e disa “të vërtetave të gjithëpranuara”, por që nuk i qëndrojnë kohës e i bëjnë dhunë të vërtetës.

Sigurisht, shqyrtimi në mënyrë kritike i disa prej tezave kryesore të shkencave albanologjike, siç janë ato që kanë të bëjnë me origjinën e popullit shqiptar, me vazhdimësinë iliro – shqiptare, me marrëdhëniet e shqiptarëve me sllavët e me grekët, me gjuhën e kulturën e tyre, me procesin e islamizimit, në rolin e shqiptarëve në ngjarjet e mëdha politiko – ushtarake në rajonin e Ballkanit etj. është një ndërmarrje që kërkon guxim, e guximi nuk i mungon opinionistit Mustafa Nano, njëri prej zërave të rrallë kritikë të gazetarisë shqiptare të periudhës së trazuar të tranzicionit post – komunist.

Mustafa Nano i ka sjellë publikut të gjerë një paraqitje kritike të problematikës bazë të shkencave që trajtojnë historinë e kulturën e popullit shqiptar. Faktet e shumta, të përzgjedhura posaçërisht për të lënë gjurmë tek lexuesi, si dhe stili dinamik, prodhojnë tek ky i fundit adrenalinën e nevojshme për të ndjekur syhapur e me interes shtjellimin e çështjeve të ndërlikuara, gjë që nuk arrin ta bëjë gjuha e ftohtë, e mbingarkuar dhe e lodhshme e një studiuesi të mirëfilltë.

Përcjellja e një problematike rigorozisht shkencore nga mjediset akademike tek lexuesi i zakonshëm është, edhe ky, një ushtrim i jashtëzakonshëm intelektual dhe një mision, që vetëm pena të ditura e të stërvitura, si ajo e Mustafa Nanos, mund ta kryejnë siç duhet.

CHF19.90

2 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Vitet kur Kosova e njohu veten - Intervistë me Milazim Krasniqin

Vitet kur Kosova e njohu veten – Intervistë me Milazim Krasniqin

CHF9.90
Kronikë kohe 8 - Krizat politike e pushtetore, Zallamahija e bashkëqeverisjes informale

Kronikë kohe 8 – Krizat politike e pushtetore, Zallamahija e bashkëqeverisjes informale

CHF24.90
Epika legjendare e Rugovës 1

Epika legjendare e Rugovës 1

CHF14.90
Pasojat e mosfaljes së namazit
Nuk ka stok

Pasojat e mosfaljes së namazit

CHF2.00
Paraja Bankat Dhe Shoqeria 1

Paraja Bankat Dhe Shoqeria 1

CHF19.90
33 strategjitë e luftës

33 strategjitë e luftës

CHF34.90
Esat Toptani ti japim gjeneralit ate qe i perket

Esat Toptani ti japim gjeneralit ate qe i perket

CHF17.90
Hyjnesha Dardane - Dea Dardanicae

Hyjnesha Dardane – Dea Dardanicae

CHF19.90
Bukuroshja e fjetur

Bukuroshja e fjetur

CHF5.90
La Foi Aux Livres En Islam

La Foi Aux Livres En Islam

CHF9.90
Nga jeta e tabi'inëve

Nga jeta e tabi’inëve

CHF9.60
Një ditë me pejgamberin Muhamedin a.s.

Një ditë me pejgamberin Muhamedin a.s.

CHF5.90