Heshturazi dashuri

Libri: Heshturazi dashuri
Autore: Elisa Shua Dusapin
Origjinali: Hiver a Sokcho
Shqipëroi: Adelina Jaku
Botoi: Pegi
Faqe: 140
ISBN: 9789928371164

“Heshturazi, dashuri” rrëfen për dy jetë krejtësisht të ndryshme, që cekin njëra-tjetrën dhe, për pak kohë, ndajnë bashkë një pjesëz udhe. Ka plot histori të mbetura pezull, takime që lënë gjurmë, por që nuk lëndojnë, si ato të personazheve të këtij romani. Megjithatë, dy personazhet në njëfarë mënyre e gjejnë njëri-tjetrin, njihen, zbulojnë sho-shoqin dhe përmes tjetrit përpiqen të kuptojnë diçka nga vetja. Ky roman, delikat si bora mbi det, e shpie lexuesin në një univers me pasuri të rralla e origjinalitet.

Sokço është një qytezë turistike bregdetare në kufi mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut. Dimri i acartë ka pllakosur e ka zymtuar gjithçka. Trupat janë të ngrirë, peshqit, helmues, përtej plazhit, nga kullat e vrojtimit në Veri, dalin grykat e mitralozëve. Një vajzë e re koreano-franceze punon si recepsioniste në një bujtinë, tashmë thuajse në prag të rrënimit. Një mbrëmje, mbërrin një udhëtar i papritur: një francez, që merret me tregime vizatimore, me shpresën për të gjetur frymëzim në këtë peizazh të shkretë. Kur ajo pranon ta shoqërojë në një udhëtim për të njohur shpirtin e vërtetë të Koresë, të dy bashkë vizitojnë maja malesh të zbardhura nga bora, ujëvara të mëdha e madje, kalojnë dhe kufirin e Koresë së Veriut. Mes këtyre dy qenieve që vijnë nga kultura të ndryshme lind një marrëdhënie e vështirë dhe e brishtë.

“Heshturazi, dashuri” përshkohet nga një tension i errët që nuk shkrin dhe nuk gjen zgjidhje kurrë. Ky është një libër me tipare noir, që të mban gjithë kohës në ankth.
The Guardian

CHF14.90

2 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Etika Islame e biznesit
Nuk ka stok

Etika Islame e biznesit

CHF7.90
Vetëperceptimet e qytetërimeve

Vetëperceptimet e qytetërimeve

CHF4.90
Kronikë kohe 14 - Liria dhe ligësia e shtypit, Kultura e denigrimit publik në politikë

Kronikë kohe 14 – Liria dhe ligësia e shtypit, Kultura e denigrimit publik në politikë

CHF24.90
Të gjitha veprat

Të gjitha veprat

CHF6.90
Bota e ngjyrave

Bota e ngjyrave

CHF9.90
Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare vëllimi ll

Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare vëllimi ll

CHF54.90
Komplet për fëmijë me 10 libra
Nuk ka stok

Komplet për fëmijë me 10 libra

CHF29.90
Psikologjia e Parasë

Psikologjia e Parasë

CHF23.90
Xhamia në analet e Historisë - Hoxhallarët dhe institucionet islame në shërbim të çështjes kombëtare

Xhamia në analet e Historisë – Hoxhallarët dhe institucionet islame në shërbim të çështjes kombëtare

CHF11.90
Në tokën e tjetrit

Në tokën e tjetrit

CHF9.90
Në botën e përbashkët - tradita, tranzicioni, anomia

Në botën e përbashkët – tradita, tranzicioni, anomia

CHF19.90
Nyja e harresës ose një hartë për kujtesën

Nyja e harresës ose një hartë për kujtesën

CHF14.90