Kronikë kohe 1 – Në ditët e ndryshimit të madh (8 dhjetor 1990 – 31 mars 1991)

Libri: Kronikë kohe 1 – Në ditët e ndryshimit të madh (8 dhjetor 1990 – 31 mars 1991)
Autor: Abdi Baleta
Redaktoi: Lindita Baleta
Botoi: Alsar
ISBN e setit: 9789928397195

Vështruar dhe rivështruar, periudha mbi tridhjetëvjeçare pastotalitare e Shipërisë dhe e shiptarëve i ngjan një miniere prej nga mund të nxjerrësh me shumicë lënde për përpunim. Mirë apo keq, mbarë ose mbrapsht, jeta shqiptare ka qenë e gjallshme dhe me histori të bollshme, të hovshme, me kulme dhe humnera, nën ndikimë miqsh dhe armiqsh. Kohë e mjaftueshme kjo për t’iu kthyer. Dashja e pikëpamjes objektive pleks domosdoshmerinë për një zë pa autocensurë.

Megjithëkëtë, sado i lehtë të duket gërmimi, vështirësia qëndron në gjetjen e shtresës së pasur. Nga do ta nisësh, ku do të përqëndrohesh, çfare kërkon dhe pse; elemente primare për një punë të suksesshme. Këto e mundojnë mendjen në kërkimin për originalitet.

Botimi është një radiografi thuajse e plotë e tre dekadave, një përpjekje e vazhdueshme publicistike e klasit të parë e ish-deputetit të legjislaturave të para të parlamentit pluralist, e një të angazhuari për hapjen e një faqeje të re në historinë e vendit, e një përceptuesi të përpiktë të zhvillimeve të errëta në lindjen dhe rritjen e rendit të ri demokratik, që e detyrojnë atë ta quajë “bandokraci”.

Janë dashur të përgatiten 36 vëllime për ta përmbledhur tërë atë punë voluminoze, me një rënditje tematikore dhe kronologjike për të mos humbur fillin mes faqëve. Plagët më të mëdha shoqërore të tranzicionit, organizimet partiake dhe institucionet shtetërore, momente kyçe të historisë sonë të vonë, personalitete dhe polemika të ashpra, kanë kërkuar vëllime të posaçme. Nacionalizmi në të gjitha përmasat e tij, tema të dashura, si Kosova, Camëria, Shqipëria Lindore (Maqedonia e Veriut), rreziqet për të sotmen dhe të ardhmen, portretizime; një armatë pikëpamjesh për t’u lexuar me një frymë.

Nuk mund të mungonin, ndër tematikat e dashura për autorin, këndvështrimi mbi Turqinë, vlerësuar si mike e sinqertë e shqiptarëve, ndjekur, në një vëllim të plotë, të mëpasëm, nga analizimi i ecurisë së vështirë të marrëdhënieve shqiptaro-greke.

CHF24.90

1 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Aforizma, mendimi pozitiv në jetë

Aforizma, mendimi pozitiv në jetë

CHF14.90
Pse dështojnë kombet

Pse dështojnë kombet

CHF24.90
Koncepte dhe sisteme bashkëkohore

Koncepte dhe sisteme bashkëkohore

CHF9.90
Jeta paralele

Jeta paralele

CHF14.90
Hëna e Shqipërisë
Nuk ka stok

Hëna e Shqipërisë

CHF14.90
Jasini dhe sure të zgjedhura nga Kurani
Nuk ka stok

Jasini dhe sure të zgjedhura nga Kurani

CHF5.00
Ligji i suksesit në 16 mësime

Ligji i suksesit në 16 mësime

CHF29.90
Zani i Atdheut

Zani i Atdheut

CHF14.90
Mendime për jetën dhe vetëdijesimin

Mendime për jetën dhe vetëdijesimin

CHF9.90
Strategji të të menduarit, dhjetë këshilla për të menduarit pozitiv
Nuk ka stok

Strategji të të menduarit, dhjetë këshilla për të menduarit pozitiv

CHF6.00
Për vete

Për vete

CHF19.90
Të shkruarit e historisë në epokën globale

Të shkruarit e historisë në epokën globale

CHF8.90