Hyrje në sociologji

Libri: Hyrje në sociologji
Autor: Lekë Sokoli
Recensentë: Hamit Beqaj dhe Servet Pëllumbi
Redaktimi shkencor: Nora Malaj
Redaktimi letrar: Elda Sokoli
Botoi: Universiteti “Kristal”
Formati: 14x20cm
Faqe: 242
ISBN: 9789995671037

Në qoftë se një shqiptar të sapolindur e çojmë për të jetuar në një fis cfarëdo në xhungël, për shembull, atëherë me siguri tingujt e parë që do të nxjerrë nga goja, sapo të fillojë të flasë nuk do të jenë shqip. Madje, pavarësisht nga trashëgimia, ai kur të rritet nuk do të mendojë dhe veprojë si shqiptar. Ai do të zërë pozicionin e tij në atë shoqëri, ndoshta si mbledhës ushqimesh, si gjuetar apo gjithcka tjetër që karakterizon atë mjedis social. Nga pikëpamja sociologjike njerëzit nuk i kryejnë veprimet e tyre të nxitur vetëm nga mekanizma të brendshëm të trashëguara, nga instinktet. Njeriu, si një qenie bio-sociale, ndikohet nga mjedisi social.

Me këtë shembull të thjeshtë kemi hyrë në sociologji. Sociologjia (sociologu) na jep një këndvështrim, një pikëpamje apo, siç thuhet, një përspektivë. Ajo hap një dritare specifike për të parë pjesë të botës ende të panjohur për ne, ose na ofron një pamje të re të botës që ne tanime njohim. Kjo njohje nuk ka të bëjë thjesht me kureshtjen, kuriozitetin. Ajo është e domosdoshme për t’u orientuar në jetë, për të përballuar sfidat e saj të shumta dhe, në një plan më të gjere, për të transformuar botën.

CHF11.90

1 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Në mes të kauzës dhe mbijetesës 2

Në mes të kauzës dhe mbijetesës 2

CHF34.90
Rrobat e vogla, nga seriali Historitë e Bujar çamarrokut

Rrobat e vogla, nga seriali Historitë e Bujar çamarrokut

CHF4.90
Si të lexosh një libër, për librat dhe artin e të lexuarit
Nuk ka stok

Si të lexosh një libër, për librat dhe artin e të lexuarit

CHF4.90
Banda e fëmijëve

Banda e fëmijëve

CHF22.90
Problemet edukative në jetën e fëmijëve tuaj

Problemet edukative në jetën e fëmijëve tuaj

CHF6.90
Shqipëria, odiseja e pabesueshme e një populli parahelen (Historia dhe gjuha)
Nuk ka stok

Shqipëria, odiseja e pabesueshme e një populli parahelen (Historia dhe gjuha)

CHF21.90
Etruskët e mistershëm

Etruskët e mistershëm

CHF14.90
Kronikë kohe 17 - Udhëkryqet shqiptare, Identiteti kombëtar i kërcënuar

Kronikë kohe 17 – Udhëkryqet shqiptare, Identiteti kombëtar i kërcënuar

CHF24.90
Mbi qetesinë shpirtërore

Mbi qetesinë shpirtërore

CHF9.90
Hëna e Shqipërisë
Nuk ka stok

Hëna e Shqipërisë

CHF14.90
Mësime dhe porosi islame

Mësime dhe porosi islame

CHF9.90
I shtrirë nga të gjitha anët, një Gjerman bëhet musliman

I shtrirë nga të gjitha anët, një Gjerman bëhet musliman

CHF10.90