Tregime të moçme shqiptare

Titulli: Tregime të moçme shqiptare
Origjinali: Tregime të moçme shqiptare
Gjinia: Rrëfenja
Autori: Mitrush Kuteli
Shtëpia Botuese: Mitrush Kuteli
Viti: 2005
Fq. 224

“Tregime të moçme shqiptare”, është titulli i librit të Mitrush Kutelit, në të cili shkrimtari ritregoi baladat dhe rapsoditë popullore shqiptare. Në këtë botim mund të lexoni: “Rozafati, E bija e hënës dhe e dielli, Besa e Kostandinit, Besa e Halil Garrisë, Gjergj Elez Alia, Kostandini i vogëlith, Ymer Agë Ulqim, Fuqia e Mujit, Muji dhe zanat, Orët e Mujit, Martesa e Halilit, Muji dhe Behuri, Vdekja e Omerit, Ajkuna qan Omerin dhe Omeri i Ri. Ky titull bën pjesë në librat & autorët më të shitur për vitin 2009.

Dhimitër Pasko-Mitrush Kuteli Lindi më 13 shtator 1907 në Pogradec. Mësimet e para i mori në vendlindje, studimet e mesme në Selanik, në Shkollën Tregtare Rumune (1921-1928). Më 1931 u diplomua në Bukuresht, në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike. Më 1934 mori doktoratën në shkencat bankare dhe monetare. Për shkak të rezultateve të shkëlqyera në mësime, seriozitetit dhe kapacitetit të veçantë intelektual, u emërua drejtor i Bankës Nacionale të Rumanisë.

Kundërshtimi që i bëri politikës financiare të pushtuesve gjermanë, i solli si ndëshkim mobilizimin në ushtri dhe drejtimi drejt Frontit të Lindjes. Nga rruga e vdekjes së sigurtë e ktheu një telegram ku njoftohej se Nëna e tij ishte shumë sëmurë. Mundi të arrijë në Shqipëri në Shtator 1942, dy javë pasi Nëna kishte ndërruar jetë.

Në janar u emërua Drejtor i Drejtorisë Qëndrore të Bankës së Shtetit Shqiptar. Dha dorëheqjen në gusht 1946, pasi nuk pranoi të firmosi kursin që pati caktuar shteti komunist mes lekut shqiptar dhe dinarit jugosllav, dhe që dëmtonte rëndë ekonominë e vendit tonë. Në maj 1947 e arrestuan dhe pasi i thanë “armik i popullit”, e dënuan me pesë vjet heqje lirie. Kuteli u dërgua në kampin e Vioçishtit, bashkë me të burgosurit e tjerë që punonin për të tharë kënetën e Maliqit.

E liruan “me falje”, në prill 1949. Nga viti 1949, Kuteli nuk u mor më me ekonomi dhe punoi si përkthyes pranë Shtëpisë Botuese Naim Frashëri. Letërsisë i kushtoi kohën e pakët që i mbeti nga puna e normuar e përkthimit. Zemra e tij pushoi së rrahuri nga një infarkt, më 4 maj 1967.

Veç shkrimeve të shumta në shtypin e kohës, si në fushën ekonomike dhe në atë letrare, Kuteli botoi që në të gjallë edhe 30 libra, (17 në fushën ekonomike, shumica rumanisht) ku shpaloset talenti dhe gjenia e tij krijuese si ekonomist e prozator, poet e folklorist, publicist, prralltar e kritik letrar. Një vend më vete në krijimtarinë e tij zënë përkthimet, nga Rusishtja, Rumanishtja, Frëngjishtja e Italishtja.

CHF8.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Enciklopedia e ilustruar e gjitarëve, me ilustrim të mahnitshëm të mbi 300 llojeve

Enciklopedia e ilustruar e gjitarëve, me ilustrim të mahnitshëm të mbi 300 llojeve

CHF20.90
Historia e Hajj ibn Jakdhanit

Historia e Hajj ibn Jakdhanit

CHF8.90
Psikologjia e fëmijëve 0-7 vjeç

Psikologjia e fëmijëve 0-7 vjeç

CHF14.90
Marinari Sinbad

Marinari Sinbad

CHF5.90
Kapitalizmi Estetik

Kapitalizmi Estetik

CHF12.90
Kronikë kohe 19 - Nacionalizmi i sulmuar

Kronikë kohe 19 – Nacionalizmi i sulmuar

CHF24.90
Baladë Muhaxhire

Baladë Muhaxhire

CHF9.90
Me Mbretin Zog në mërgim

Me Mbretin Zog në mërgim

CHF29.90
Si të lexosh një libër, për librat dhe artin e të lexuarit
Nuk ka stok

Si të lexosh një libër, për librat dhe artin e të lexuarit

CHF4.90
Në udhëkryqet e historisë shqiptare

Në udhëkryqet e historisë shqiptare

CHF14.90
Planifiko jetën tënde

Planifiko jetën tënde

CHF7.90
Gratë Spiune

Gratë Spiune

CHF19.90