Ftesë për bashkëjetesë

Autori: Amër Halid
Përkthyes: Elmaz Fida
Redaktor gjuhësor: Behar Hoxhaj
Faqosja: Jusuf Saliu
Kopertina: Erzen Pashaj
Botues: Furkan Ism
Shtyp: Print ISM-Shkup

Fatkeqësisht, problemet, fërkimet, mosmarrëveshjet dhe grindjet sot janë bërë pjesë përbërëse e jetës. Gjuha e butë e komunikimit mes njerëzve është zëvendësuar me atë refuzimit, përbuzjes dhe arrogancës. Kjo gjendje është kudo në botë. Madje e tillë edhe në raportet e muslimanëve njëri me tjetrin. Jo rrallë kjo mosmarrëveshje di të merr përmasa edhe më tragjike. Iraku, Libani, Sudani, Palestina… janë vetëm disa raste për t’i marrë si shembull i konflikteve të brendshme.

Po ashtu, ne jemi dëshmitarë të përditshmërisë sonë, ku pjesëtarë të shumë familjeve muslimane nuk arrijnë dot ta konceptojnë dhe zotërojnë gjuhën e dialogimit dhe mirëkuptimit në jetën e tyre, por jetojnë në botë konflikti dhe ankthi, të hidhëruar apo të ndarë. Divorcet dhe konfliktet mes bashkëshortëve po shtohen. Shohim që çiftet grinden për shkakun më të vogël. Prindërit kanë humbur artin e komunikimit me fëmijët e tyre. Babai thjesht jep urdhra dhe nuk di të dialogojë me fëmijët e tij.

Madje, probleme të tilla i hasim edhe në xhamitë ku adhurojmë Zotin. Ne kemi filluar të mos pajtohemi me njëri-tjetrin edhe në gjërat më elementare. Edhe pse gjëra të vogla dhe të rëndomta, ato kthehen në çështje shumë të nxehta, duke shkaktuar urrejtje dhe debate të forta mes nesh. Kjo, për shkak se ne nuk jemi treguar të gatshëm ta pranojmë njëri-tjetrin ashtu siç jemi. Edhe pse çështje dytësore, ato po përçajnë pjesëtarët e xhamive. Konfliktet në xhami, të cilat janë simbol i mirëkuptimit dhe tolerancës, arrijnë deri në sharje dhe akuza të ndryshme ndaj njëri-tjetrit.

Pikërisht për këto probleme diskuton autori Amër Halid në këtë libër. Përmes temave të trajtuara ai mundohet ta sqarojë domosdoshmërinë e tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës; pastaj edhe të tregojë mbi nevojën e mësimit të artit të komunikimit me të tjerët.

CHF17.90

41 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Kuran Arabisht me QR code madhësia 17x25cm - Arabischer Koran mit QR-Code grosse 17x25cm

Kuran Arabisht me QR code madhësia 17x25cm – Arabischer Koran mit QR-Code grosse 17x25cm

CHF29.90
Të qenurit rob i All-llahut

Të qenurit rob i All-llahut

CHF9.90
Bazat e thirrjes

Bazat e thirrjes

CHF38.00
Shoqëria e epokës së lumturisë

Shoqëria e epokës së lumturisë

CHF6.90
Kuran me kuti druri prej safiri se bashku me tespih prej perle

Kuran me kuti druri prej safiri se bashku me tespih prej perle

CHF29.90
Mbi botën tjetër
Nuk ka stok

Mbi botën tjetër

CHF9.90
Kopshtet e të devotshmëve në fjalët e të Dërguarit a.s.
Nuk ka stok

Kopshtet e të devotshmëve në fjalët e të Dërguarit a.s.

CHF2.50
Musnedi i Imam Ebu Hanifes

Musnedi i Imam Ebu Hanifes

CHF19.90
Pak hënë

Pak hënë

CHF4.90
Udhëzime praktike akaidore dhe fikhore (hanefij-maturidij)
Nuk ka stok

Udhëzime praktike akaidore dhe fikhore (hanefij-maturidij)

CHF14.90
Kuran Arabisht me QR code 17x25, Seri për fëmijë - Serie für Kinder
Nuk ka stok

Kuran Arabisht me QR code 17×25, Seri për fëmijë – Serie für Kinder

Vlera e kohës
Nuk ka stok

Vlera e kohës

CHF5.90