Mund të jeni të lumtur pavarësisht çdo gjëje

Titulli: Mund të jeni të lumtur pavarësisht çdo gjëje

Titulli origjinal : You can be happy no matter what

Nga Richard Carlson ,

Për gjuhën shqipe : Pema

Përktheu : Ridvan Bunjaku

 

Në këtë libër do të mësoni pesë principe për të pasur perspektivë në jetë: Principi i mendimit, i disponimeve, i realiteteve të ndara, i ndenjave dhe i momentit të tanishëm. Në këtë libër jepen edhe këshilla sesi të përdoren këto principe: Marrëdhëniet, stresi, zgjidhja e problemeve, lumturia, shprehitë dhe varësitë, i shoqëruar edhe me një listë kontrolluese për jetën e secilit prej nesh

Në këtë botim të ripunuar , autori bestseller nr . 1 i New York Times dhe konsulenti i menaxhimit të stresit Dr. Richard Carlson , i njohur nga të gjithë , e shpalos një zbulim të madh e të thellë në psikologjinë njerëzore . Shumica nga ne besojnë se lumturia jonë varet nga rrethanat e jashtme , se duke i zgjidhur problemet tona , duke i përmirësuar marrëdhëniet tona , apo duke arritur sukses do ta gjejmë ndjenjën e të qenit të kënaqur . Por Dr. Carlson tregon qartë se lumturia nuk ka fare të bëjë me forcat jashtë kontrollit tonë – në fakt , thotë ai , ajo është gjendja jonë natyrale . Me këtë udhëzues të thjeshtë dhe praktik , Dr. Carlson na tregon se si të jemi të lumtur tani , para se t’i zgjidhim problemet tona . Duke i kuptuar pesë principet – Mendimi , Disponimet , Realitetet e Ndara , Ndjenjat dhe Momenti i Tanishëm mund ta zbulojmë një mënyrë të re të jetesës që nuk i ndrydh emocionet e natyrshme por nuk i lejon ndjenjat dhe mendimet të na tronditin . Ti mund të jesh i lumtur pavarësisht çdo gjëje është mjet drejtues që i udhëzon butësisht lexuesit nëpër sfidat e jetës dhe e kthen gëzimin e jetesës . ” Një libër nga më të rëndësishmit që na tregon në terma praktikë se si t’i heqim pengesat ndaj vetëdijes së gjendjes sonë natyrale , lumturisë . ” GERALD G. JAMPOLSKY , DR . MED . , autor i ” Love Is Letting Go of Fear ” ” Një kundërbalans i duhur ndaj tendencës së praktikuesve të terapisë për t’u zhytur në ‘ shqyrtim ‘ ndërsa bukuria e jetës iu kalon pranë . ” Yoga Journal RICHARD CARLSON , DR.SC. , konsiderohet njëri nga ekspertët më të shquar të lumturisë dhe të zvogëlimit të stresit . Si autor i njëzet librave të njohur , që janë shitur mbi 26 milionë kopje në mbarë botën , duke e përfshirë edhe bestsellerin me sukses të menjëhershëm ” Mos e vrisni mendjen për gjërat e vogla ” , ai iu ka treguar miliona njerëzve se si të mos i lejojnë gjërat e vogla në jetë t’ua marrin pjesën më të mirë . Dr. Carlson i ka folur audiencave entuziaste në mbarë botën dhe ka qenë personalitet i njohur në televizione e radio , si mysafir te Oprah , Good Morning America , The Today Show , The View , dhe një mori shfaqjesh tjera .

CHF16.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

MACJA
Nuk ka stok

MACJA

CHF5.90
Lufta e Trojës, luftë Pellazgo – Ilire

Lufta e Trojës, luftë Pellazgo – Ilire

CHF21.90
Ai - Të kuptojmë psikologjinë mashkullore

Ai – Të kuptojmë psikologjinë mashkullore

CHF16.90
Kush i nemi "Bjeshkët e Nemuna"? - çështje të toponimeve dhe të kulturës popullore

Kush i nemi “Bjeshkët e Nemuna”? – çështje të toponimeve dhe të kulturës popullore

CHF14.90
Kronikë kohe 18 - Bashkimi kombëtar i ndaluar

Kronikë kohe 18 – Bashkimi kombëtar i ndaluar

CHF24.90
Çfarë jeni duke bërë me jetën tuaj?

Çfarë jeni duke bërë me jetën tuaj?

CHF19.90
Parimet bazë të ekonomisë së shëndetit

Parimet bazë të ekonomisë së shëndetit

CHF17.90
AI, AJO DHE DASHURIA

AI, AJO DHE DASHURIA

CHF13.90
Premtomë, baba - Një vit i mbushur me shpresë, vuajtje dhe vendimmarrje

Premtomë, baba – Një vit i mbushur me shpresë, vuajtje dhe vendimmarrje

CHF24.90
Kronikë kohe 9 - Krizat politike e pushtetore, Bandokracia e qeverisjeve të alternuara

Kronikë kohe 9 – Krizat politike e pushtetore, Bandokracia e qeverisjeve të alternuara

CHF24.90
Dashuria ndaj prindërve

Dashuria ndaj prindërve

CHF9.90
Osmanët - me personalitetet dhe institucionet e tyre monumentale

Osmanët – me personalitetet dhe institucionet e tyre monumentale

CHF19.90