Shqiptarët përballë pushtuesve

Titulli: Shqiptarët përballë pushtuesve
Author:  Qerim Lita
Botoi : Konica Pres
Redaktor : Shkëlzen Halimi
Redaktor artistik & disenji : Halil Berisha
Përgatitja kompjuterike : Focus Pro – Shkup
Shtypi : Focus Print
Tirazhi : 500 faqe

Shtëpia Botuese “Konica press” ditë më parë botoi librin më të ri “Shqiptarët përballë pushtuesve” të autorit Qerim Lita. Vepra në fjalë është përmbledhje e shkrimeve dhe dokumenteve të veçanta arkivore, me interes për historiografinë bashkëkohore shqiptare. Shkrimet (gjithsej 26) trajtojnë problemin shqiptar të Kosovës e të trevave lindore (Maqedonisë së sotme Veriore), në harkun kohor 1920-1990. Brenda kësaj hapësire kohore në këto toka etnike shqiptare u instaluan regjime dhe pushtues të ndryshëm, tre prej të cilave njihen botërisht si më të egra: ai hegjemonist serb 1918-1941, pushtuesi bullgar 1941-1944 dhe, së fundi, regjimi komunist jugosllav, i cili në këto toka u vendos menjëherë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore (nëntor-dhjetor 1944) dhe zgjati deri në rënien e komunizmit, përkatësisht me shpërbërjen e Federatës Komuniste Jugosllave (1991).

” Shqiptarët përballë pushtuesve ” , është për mbledhje e shkrimeve dhe të dokumenteve të veçanta arkivore , me interes për historiografinë bashkëkohore shqiptare , të botuar gjatë viteve 2008-2010 në revistën ” ARENA ” , e cila doli në kuadër të gazetës KOHA – Shkup . Shkrimet ( gjithsej 26 ) , trajtojnë problemin shqiptarë të Kosovës e të trevave lindore ( Maqedonisë së sotme Veriore ) , në harkun kohor 1920-1990 . Siç është e njohur , brenda kësaj hapësire kohore , në këto toka etnike shqip tare u instaluan regjime dhe pushtues më të ndryshëm , tre prej të cilave njihen botërisht si më të egra : ai hegjemonist serb 1918-1941 , pushtuesi bullgar 1941-1944 dhe së fun di regjimi komunist jugosllav , i cili në këto toka u vendos menjëherë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore ( nën tor – dhjetor 1944 ) dhe zgjati deri në rënien e komuniz mit , përkatësisht me shpërbërjen e Federatës komuniste jugosllave ( 1991 ) . Ajo çfarë është me rëndësi të thuhet për lexuesit shqip tarë dhe jo vetëm , është fakti se , të gjitha shkrimet , pa përjashtim , mbështeten në burimet relevante arkivore , të zbuluara gjatë hulumtimit tim shumëvjeçarë nëpër depot e arkivave të ish republikave jugosllave e të Kosovës , përkatësisht të Shkupit , Prishtinës , Beogradit dhe Lub janës . Pikërisht , në mbështetje të këtyre burimeve , kjo për mbledhje hedh dritë mbi politikën e dhunshme shtatëdh jetëvjeçare , që tre regjimet , përkatësisht pushtuesit e sipërpërmendur , e zbatuan ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare , në radhë të parë ai hegjemonist serb , si dhe ai komunist jugosllav – maqedonas .

Ajo çfarë është me rëndësi të thuhet për lexuesit shqiptarë dhe jo vetëm , është fakti se , të gjitha shkrimet , pa përjashtim , mbështeten në burimet relevante arkivore , të zbuluara gjatë hulumtimit tim shumëvjeçarë nëpër depot e arkivave të ish republikave jugosllave e të Kosovës , përkatësisht të Shkupit , Prishtinës , Beogradit dhe Lubjanës . Pikërisht , në mbështetje të këtyre burimeve , kjo përmbledhje hedh dritë mbi politikën e dhunshme shtatëdhjetëvjeçare , që tre regjimet , përkatësisht pushtuesit e sipërpërmendur , e zbatuan ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare , në radhë të parë ai hegjemonist serb , si dhe ai komunist jugosllav – maqedonas , të cilët për synim kishin dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike për në Turqi dhe kolonizimin e tyre me elemente sllave . Për t’iu kundërvënë asaj politike antishqiptare , në këto troje vepruan shumë organizata e lëvizje atdhetare shqiptare si : Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës ( KMKK ) , Lëvizja Kaçake , Organizata politike ” Xhemijeti ” ( Bashkimi ) , Organizata studentore BESA , Organizata Nacional Demokratike Shqiptare ( NDSH – ë ) , tre organizatat që vepruan gjatë viteve pesëdhjeta të shekullit të kaluar : “ Liria ” , ” Shpresa ” dhe ” Shkëndija ” etj . Në krye të tyre u rreshtuan dhe vepruan figura e personalitete të shquara të kombit shqiptar , si : Hasan Prishtina , Hoxhë Kadri Prishtina , Ferhat bej Draga , Bedri Pejani , hafiz Sherif Langu , mulla Idriz Gjilani , Shaban Efendiu , Ali Shefqet Shkupi , Shaip Kamberi , Xhemë Gostivari , Sylë Hotla , Uke Cami , Murat Labënishti , Azem Marana , Hasan Bilalli , Mahmut Dumani , kapiten Hysni Rudi , Sadudin Gjura , Mehmetriza Murtezan Gega , Eshref Hoxha , Adnan Agai , Zijadin Qyra e shumë të tjerë .

CHF14.90

6 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Fjalori i parë i të vegjëlve, Ngjyrat dhe të kundërtat
Nuk ka stok

Fjalori i parë i të vegjëlve, Ngjyrat dhe të kundërtat

CHF7.90
Si të tërheqësh meshkujt dhe paratë

Si të tërheqësh meshkujt dhe paratë

CHF27.90
Pinoku

Pinoku

CHF5.90
Vjersha të Përshpirtëshme

Vjersha të Përshpirtëshme

CHF5.90
Dielli i Allahut shkëlqen mbi Perëndimin

Dielli i Allahut shkëlqen mbi Perëndimin

CHF25.90
Bëje jetën tënde më të lumtur

Bëje jetën tënde më të lumtur

CHF5.90
Veprimtaria e klubit të Shkupit (1908 - 1912)

Veprimtaria e klubit të Shkupit (1908 – 1912)

CHF12.90
Më afër nga sa mendoni

Më afër nga sa mendoni

CHF14.90
10 Çelësat e suksesit
Nuk ka stok

10 Çelësat e suksesit

CHF8.90
Çdo gjë është fucked

Çdo gjë është fucked

CHF21.90
7 zakonet e njerëzve të suksesshëm
Nuk ka stok

7 zakonet e njerëzve të suksesshëm

CHF23.90
Mbrëmë i Pëshpërita një Ylli

Mbrëmë i Pëshpërita një Ylli

CHF22.90