Fjalor Arabisht-Shqip

Titulli: Fjalor arabisht – shqip
Autor: Sulejman Tomçini
Redaktorë të gjuhës shqipe: Prof. Dr. Enver Hysa, Prof. Dr. Hajri Shehu
Korrektura: Sulejman Tomçini
Redaktor i gjuhës arabe: Alban Kodra
Përkujdesja grafike: Alban Kodra
Botues: Dr. Ramiz Zekaj
Faqe: 1154

Botim i pestë
Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC)
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Fjalor arabisht – shqip: (rreth 70000 fjalë dhe shprehje)/ Sulejman Tomçini ; red. në shqip e arab. Enver Hysa, Hajri Shehu, Alban Kodra. –
Tit. edhe teksti edhe me germa arabe

PASQYRA E LËNDËS

Fjala e botuesit VII
Parathënia e autorit X
Shkurtime XII
Treguesi alfabetik XIII
Fjalori 1-1117
Emërtime gjeografike . 1118 -1133
Fjala e botuesit në arabisht 1136

FJALA E BOTUESIT

Botimi më i ri i Fjalorit Arabisht-Shqip plotëson mozaikun e fjalorëve të gjuhëve lindore në gjuhën shqipe. Fjalori është i shoqëruar me shpjegime të hollësishme dhe me barasvlerësit përkthimorë dhe përbën një nga botimet e para të këtij lloji në tregun e botimeve shqipe. Autori i tij është Sulejman Tomçini, një diplomat i njohur karriere, me përvojë të gjatë pune në vendet arabe (Algjeri, Egjipt, Arabi Saudite) dhe në sektorin e gjuhës arabe në Radio-Televizionin Shqiptar. Ai i ka nisur studimet e larta për gjuhën arabe në vitet gjashtëdhjetë në Moskë, por për arsye politike të kohës i përfundoi ato në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.

Për përgatitjen e këtij fjalori autori është këshilluar me shumë fjalorë të tjerë të botuar në vendet arabe, në Moskë dhe në Shqipëri.

Një fjalor i këtyre përmasave botohet për herë të parë në Shqipëri. Me gjithë vonesën prej disa dhjetëvjeçarësh, kjo vepër i vjen gjuhësisë shqiptare në një moment të volitshëm e të dobishëm, i vjen në një kohë kur duhen parë me një sy vlerësues e kritik lidhjet e vjetra dhe të reja të arabishtes me shqipen, si dhe prurjet e gjuhës arabe në shkencat tona humane. Ajo përcakton, në një farë mënyre, edhe nivelin me të cilin duhet të përballet gjuhësia jonë bashkëkohore në momentin që do t’u rikthehet kontakteve dhe komunikimit me gjuhët e lindjes.

Ky fjalor paraget leksikun dhe frazeologjinë e gjuhës standarde arabe. Ai mbështetet në leksikun që gjendet në tekstet e librave, gazetave, revistave dhe letrave anembanë botës arabe, që nga Iraku deri në Marok. Ky leksik përdoret, gjithashtu, në fjalimet zyrtare publike, në radio e televizion, si dhe në ceremonitë fetare.

Morfologjia dhe sintaksa e arabishtes së shkruar është në thelb e njëjtë për të gjitha vendet arabe. Ndryshimet në leksik kufizohen kryesisht në lëmin e termave të veçantë. Kështu gjuha standarde vazhdon, ashtu siç dhe ka bërë përgjatë shekujve në të shkuarën, të sigurojë unitetin gjuhësor të botës arabe. Ajo siguron një mjet komunikimi që mbulon hapësirën e gjerë gjeografike me dialekte të shumta lokale dhe gjerësisht të ndryshme. Në të vërtetë, ajo u jep popujve arabë të shumë vendeve ndjenjën e identitetit dhe vetëdijen e trashëgimisë së tyre të përbashkët…

https://youtu.be/5Bm-VlwWKeQ

CHF59.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

CHF29.90
Parisbelle Parfum Za'ar, 100ml

Parisbelle Parfum Za’ar, 100ml

CHF29.90
Parisbelle Parfum Alara, 100ml

Parisbelle Parfum Alara, 100ml

CHF29.90
Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

CHF9.90
Valera krem për flokë me rozmarinë

Valera krem për flokë me rozmarinë

CHF9.90
Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

CHF39.90
Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Çaji bimor kundër Kollës, Astmes dhe Ftohjeve Kronike

Çaji bimor kundër Kollës, Astmes dhe Ftohjeve Kronike

CHF7.90
Maska me baltë VALERA me temjan
Nuk ka stok

Maska me baltë VALERA me temjan

CHF9.90
Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

CHF9.90
Mjaltë Kudret Nari, 210gr

Mjaltë Kudret Nari, 210gr

CHF19.90
Le Jeune Le Bienfait Du Ramadan

Le Jeune Le Bienfait Du Ramadan

CHF9.90
Das Fasten der segen des Ramadan

Das Fasten der segen des Ramadan

CHF9.90
Der Islam und der Westen - Von der Konfrontation zum Dialog der Zivilisationen

Der Islam und der Westen – Von der Konfrontation zum Dialog der Zivilisationen

CHF38.90
Mevludi

Mevludi

CHF4.90
Haxhi dhe roli edukativ i tij

Haxhi dhe roli edukativ i tij

CHF8.90