Jetëshkrimi i Profetit Muhamed

Titulli: Jetëshkrimi i Profetit Muhamed histori dhe mësime
Autor: Prof. Dr. Sulejman ibn Hamed el Audeh
Përktheu nga gjuha arabe: Hekuran Helshani
Redaktor gjuhësor: Jeton Koqinaj
Ballina: Fatlum Zeka
Boton: Sh.B. “Fjala e Bukur”

Të shkruash për Muhamedin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) do të thotë të shkruash për njeriun më të madh në historinë e njerëzimit, më të mirin dhe më të madhin pejgamber që Allahu dërgoi ndonjëherë, ndërmjetësuesin e përzgjedhur në Tokën e Tubimit, në çastet kur pejgamberët e tjerë thërrasin: “Vetja ime! Vetja ime!”

Së këndejmi, përgjegjësia e shkruesit të këtij jetëshkrimi bëhet më e madhe, e po ashtu edhe përgjegjësia e lexuesit të saj, sepse çështja nuk nënkupton thjesht hedhje ngjyre në letër e as lexim të zhveshur nga reflektimi…, në fakt, është jetëshkrimi i vulës së pejgamberëve, mëshirës udhërrëfyese dhe mrekullisë më të madhe nga çdo mrekulli e mëparshme profetike, saqë, jo rastësisht Ibn Hazemi thoshte: “Sikur të mos kishte gjë tjetër nga mrekullitë e muhamedit, përpos jetëshkrimit (sirës) së tij, do të mjaftonte.”

Shkruesi i kësaj sire, – duke sjellë ndërmend vazhdimisht ndodhitë e saj, – duhet ta shkruajë atë me zemërn e tij para se t’i paraprijë lapsi, lotët t’i rrjedhin të parët duke u paraprirë rreshtave të penës së tij, si madhërim dhe lartësim i protagonistit të kësaj sire, rrjedhimisht, si shprehje e dashurisë dhe mirënjohjes ndaj sahabëve të tij të ndershëm, të cilët e shoqëruan në çdo luftë e përpjekje të tijën, derisa kjo fe arriti aty ku arriti.

Meqënëse, me mirësinë e Allahut, kam shpenzuar rreth dyzet vjet në shpjegimin e sirës, leximin rreth saj dhe shkrimin e pjesërishëm të ndodhive të saj, shpresoj që ky libër të jetë rezultat i një përvoje të tërë, pas arritjes së një moshe që thinj flokun, njëkohësisht duke qënë i përmallur që edhe unë të isha shoqërues i vetë protagonistit të këtij jetëshkrimi dhe shokëve të tij, gjë që më ka bërë që këtë libër (përplot me qëndrime të spikatura, mësime dhe reflektime) t’ua përkushtoj gjërave për të cilat ia vlen që ky jetëshkrim t’i ngërthejë në vete, pa u stërmunduar dhe pa e tepruar.

https://youtu.be/yBkS0U6mzZc

CHF23.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Parfum Gumrah, 100ml

Parfum Gumrah, 100ml

CHF29.90
Parfum Khumar Caramel, 100ml

Parfum Khumar Caramel, 100ml

CHF29.90
Parfum Khamrah Pink, 100ml

Parfum Khamrah Pink, 100ml

CHF29.90
Parfum Alexanderia, 100ml

Parfum Alexanderia, 100ml

CHF29.90
Parfum Man Mission nr. 1, 100ml

Parfum Man Mission nr. 1, 100ml

CHF29.90
Parfum La Ocean, 100ml

Parfum La Ocean, 100ml

CHF29.90
Parfum Her Way, 100ml

Parfum Her Way, 100ml

CHF29.90
Parfum Khamrah Qahwa, 50ml

Parfum Khamrah Qahwa, 50ml

CHF29.90
Parfum Khamrah, 50ml

Parfum Khamrah, 50ml

CHF29.90
Parfum My Dream, 100ml

Parfum My Dream, 100ml

CHF29.90
Parfum Vulcano, 100ml

Parfum Vulcano, 100ml

CHF29.90
Parfum Argentum,  100ml

Parfum Argentum, 100ml

CHF29.90
Parfum Sara Chocolate, 100ml

Parfum Sara Chocolate, 100ml

CHF29.90
Parfum Layali, 100ml

Parfum Layali, 100ml

CHF29.90
Parfum Jazz, 100ml

Parfum Jazz, 100ml

CHF29.90
Parfum Natrolite Soft Glow, 100ml

Parfum Natrolite Soft Glow, 100ml

CHF29.90