Shpifjet ndaj të vërtetave Islame

Titulli: Shpifjet ndaj të vërtetave Islame
Autori: Senad Maku
Recensent: Dr. Zija Abdullahu
Redaktor gjuhësor: Feriz Gashi
Realizimi kompjuterik: Nuhi Simnica
Shtypi: Mozaiku Podujevë
Faqe: 124

Për islamin është shkruar mjaft dhe vazhdohet të shkruhet edhe sot nëpër mediat elektronike, gazeta e revista të ndryshme, të botuara qoftë nga individët, qoftë nga grupe individesh, të cilët kanë shprehur mendime nga më të ndryshmet; disa e kanë vlerësuar si fe të një kulture e civilizimi të prapambetur, si fe e dhunes dhe e fanatizmit, që pengon modernizimin e jetës, lirinë e të menduarit dhe të të shprehurit; fe afriko-aziatike e, madje disa e kanë quajtur fe të Lindjes. Por, të shkretët sikur harruakan se edhe fetë e tjera, si: Krishterimi apo Hebraizmi e kanë zanafillen po nga Lindja.

Kështu, sipas tyre, Islami na qenka fe e pasioneve të dobëta, e cila nëpër botë është përhapur me shpatë. Trillime e etiketime të këtij lloji vazhdojnë të thuhen edhe sot për Islamin. Asnjë fe në botë s’është interpetuar në mënyrë kaq tendecioze; asnjë feje në botë nuk i janë adresuar aq shumë fyerje e urrejtje sa fesë Islame. Në këtë mënyrë shpifësit dhe trilluesit, mundohen që t’ia mohojnë Islamit dhe Kur’anit të Madhërishëm burimin Hyjnor, Muhamedit s.a.v.s. pejgamberinë, kurse muslimanët t’i paraqesin si idhujtarë dhe heretikë. Po, megjithëkëtë emri i Muhamedit s.a.v.s. vazhdoi dhe vazhdon të përmendet më shumë se emri i cilësdo krijesë tjetër, kurse udhëzimi dhe drita Hyjnore që ai solli, edhe sot e kësaj dite vazhdon të ndriçojë zemrat e pastra dhe fisnike të miliona e miliarda njerëzve për 14 shekuj.

Shtrembërimet që iu bën Islamit e Kur’anit nga shpifësit, kishin dhe kanë për qëllim zhvlerësimin e realitetit të Kur’anit si libër Hyjnor dhe Muhamedin s.a.v.s. si i dërguari i Zotit, duke i paraqitur në mënyrë jo objektive dhe të pandershme. Në lidhje më këtë shkencëtari dhe profesori i Universitetit të Parisit dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Francës, Dr. Maurice Bucaille, thotë: “Sikur shumica e njerëzve në Perëndim, edhe unë kam mundur t’i ruaj të njëjtat ide të gabuara dhe aq shumë të përhapura për Islamin deri në ditët tona. Kështu, pra, e pranoj se isha një injorant i madh para se të krijoja për islamin pikëpamje çfarë i kam sot, të drejta dhe objektive. Nëse kam pasur pak ndikim apo kam hezituar lidhur me Kur’anin, atëherë ka qenë ajo çka më kishin mësuar në rininë time; Kurrë nuk më flisnin për muslimanët, por vetëm për muhamedanët, duke e theksuar posaçërisht atë se është fjala për religjionin të cilin e ka themeluar një njeri, dhe i cili nuk ka kurrfarë vlere karshi Zotit…. Unë përsëris konstatimin tim se në Kur’an nuk është futur dora e njeriut, por ai tekst është shpallje Hyjnore, dhe për këtë s’ka dyshim”.

Rreth imazheve të pavërteta që u serviren amerikanëve edhe sot e kësaj dite për Islamin, Paul Findley, anëtar i Kongresit amerikan që 22 vjet, thotë: “Imazhet e rreme për Islamin që nga vegjëlia vazhduan të ruhen kaq gjatë në mendjen time, saqë sot nuk më bën përshtypje kur njihem me amerikanë të tjerë që kanë botëkuptime të ngjashme. Është për t’u habitur kur mendon për numrin tejet të madh të stereotipeve dezinformuese që kanë vazhduar për isla¬min, të pacënuara vit pas viti, gjatë orëve të mesimit të së dielës në të gjithë Amerikën. Miliona të rinj mund t’i kenë pranuar informacionet e rreme si të vërteta dhe gjatë viteve ua kanë kaluar të papërmirësuara miliona njerëzve të tjerë”.

Dokumenti i Vatikanit, i vitit 1970 “Orientimi për dia¬log në mes të të krishterëve dhe muslimanëve”, i lëshuar pas Koncilit të Dytë të Vatikanit, dëshmoi ndryshimin thelbësor të opinionit për muslimanët. Ky dokument, në formë të rezolutës, e mori përgjegjësinë e pranimit të padrejtësisë që i është bërë islamit në të kaluarën, duke dhënë një mesazh të qartë; “Të lirohemi nga paragjykimet ndaj islamit”.

Duke pasur parasysh etiketimet dhe trillimet e shumta që po i bëhen Islamit në përgjithësi, si dhe shpifjet e shumta që po i adresohen kësaj feje, punimin e kemi ndarë në tre kapituj dhe kemi trajtuar dy nga çështjet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me Kur’anin Famëlartë dhe më të dërguarin e Zotit, Muhamedin s.a.v.s..

Në kapitullin e parë kemi folur për shpifjet dhe trillimet që i bëhen Kur’anit Famëlartë rreth burimit të tij; kemi dhënë kritika dhe kundërpërgjigje ndaj këtyre shpifjeve, kurse në kapitullin e dytë kemi folur për shpifjet që i adresohen Muhamedit s.a.v.s. rreth martesave të tij me shumë gra, duke e etiketuar si njeri i dhënë pas epsheve dhe dëshirave seksuale.

Në kapitullin e tretë kemi veçuar disa nga thëniet objektive të mendimtarëve me famë botërore rreth Islamit, Kur’anit dhe Muhamedit s.a.v.s.

Këtë punim e kam ilustruar me citate Kur’anore dhe me pjesë nga jeta e tradita e të dërguarit të Zotit, Muhamedit s.a.v.s. Poashtu kam përdorur edhe citate nga Bibla, komente, sqarime dhe mendime të ndryshme të personaliteteve të shquara, qofshin ata muslimanë apo jomuslimanë, që përmbajtja e tekstit të jetë sa më e qartë dhe punimi të jetë sa më shkencor .

Shpresoj se lexuesi i ndershëm do ta kuptojë se e vërteta që kemi thënë ne për Islamin qëndron më lart dhe më fuqishëm nga ç’qëndrojnë gënjeshtrat dhe shpifjet që janë thënë për të nga misionarë e njerëz që islamin nuk e shohin dot.

Urrejtja e thellë që i ka kapluar zemrat e shpifësve, ua ka verbuar sytë dhe nuk shohin të vërtetën e ndritshme. Allahu xh.sh. thotë:

“Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të, ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket”. (Kur’an; Sure: El Enbija, Ajeti: 18)

Në këtë punim kam dhënë vetëm disa nga argumentet që flasin të vertetën për Islamin dhe hedhin poshtë të gjitha trillimet e poshtërimet që i bëhen atij nga njerëz të pandërgjegjshëm .

Në fund, lus Allahun xh.sh. ta pranojë këtë punim modest e të thjeshtë dhe të na shpërblejë me të mirat e Tij si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër. Nësë në punimin tim ka ndonjë të metë në të, atëherë, kjo vjen nga dija ime e kufizuar, njerëzore.

CHF8.00

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Mevludi

Mevludi

CHF4.90
Haxhi dhe roli edukativ i tij

Haxhi dhe roli edukativ i tij

CHF8.90
Jasin, Tebareke, Amme, Vakia Xhumua dhe shumë dua të tjera

Jasin, Tebareke, Amme, Vakia Xhumua dhe shumë dua të tjera

CHF9.90
Kuran dekorativ set me kuti, sexhade dhe tespih
Nuk ka stok

Kuran dekorativ set me kuti, sexhade dhe tespih

CHF29.90
Kuran dekorativ set me kuti, sexhade dhe tespih

Kuran dekorativ set me kuti, sexhade dhe tespih

CHF29.90
Kuran dekorativ set me kuti, sexhade dhe tespih

Kuran dekorativ set me kuti, sexhade dhe tespih

CHF29.90
Kuran dekorativ set me kuti, sexhade dhe tespih

Kuran dekorativ set me kuti, sexhade dhe tespih

CHF29.90
25 Pyetje për Islamin, Muhamedin a.s., Muajin e Ramazanit, Gruaja në Islam dhe Kurbanin

25 Pyetje për Islamin, Muhamedin a.s., Muajin e Ramazanit, Gruaja në Islam dhe Kurbanin

CHF5.90
Hyrje në shkronjat e Kur’anit

Hyrje në shkronjat e Kur’anit

CHF5.90
Porfida, ballo në Versailles

Porfida, ballo në Versailles

CHF14.90
Kur këndonin gjelat e tretë

Kur këndonin gjelat e tretë

CHF14.90
Tri novela

Tri novela

CHF14.90
Murgu Hokaj

Murgu Hokaj

CHF14.90
Kush e vrau Mehmet Shehun?

Kush e vrau Mehmet Shehun?

CHF17.90
Provocateur

Provocateur

CHF17.90
KM, Kryeministri

KM, Kryeministri

CHF17.90

Jemi në pushim!

Wir teilen Ihnen mit, dass unser Personal vom 07. März 2026 bis zum 20. März 2026 im Urlaub sein wird. Sie können jedoch weiterhin online einkaufen, während die Bestellungen nach dem oben genannten Datum geliefert werden.

Ju njoftojmë se nga data 07 Mars 2026 deri më 20 Mars 2026, stafi jonë do jetë në pushim. Gjithsesi ju mund të vazhdoni me blerjen online, ndërsa porositë do dorëzohen pas datës së lartëcekur.
Vazhdo blerjen