Gjuha Shqipe 1

Titulli: Gjuha Shqipe 1
Autore: Mirela Tërova, Ibe Mustafa
Botues: Latif Ajrullai, Rita Petro
Konsulent shkencor: Prof. Dr. Vehbi Kadriu
Redaktore përgjegjëse: Natasha Pepivani
Recensente: Prof. Dr. Luljeta Isaku, Shurete Rustemi, Batushe Bela
Redaktore letrare: Kosovare Kelmendi
Arti grafik: Eva Kukaleshi, Ledia Kostandini
Botime shkollore Shtëpia Botuese Albas
Shtypur në shtypshkronjën: DEA PRINT

Gjuha shqipe 1 për klasën e 1-rë. Teksti Gjuha Shqipe 1 eshtë hartuar ne përshtatje me programin e kësaj lënde për klasën e parë të arsimit fillor nëntëvjeçar.

Temat mësimore janë paraparë që të zhvillohen në 216 orë mësimore. Ato janë grupuar që të zhvillohen në 36 njësi mësimore, të cilat korrespondojnë me numri e shkronjave të alfabetit dhe me javët mësimore.

Çdo njësi mësimore është planifikuar të zhvillohet në 6 orë ku përfshihen të gjitha fushat programore. Vendin kryesor e zë komunikimi – Të dëgjuarit dhe Të folurit e nxënësit. Kjo fushë programore është e gërshetuar me Letërsinë, pra me Pjesën e ilustruar në tekst si dhe me Përgatitjen për Lexim dhe Shkrim fillestar. Pjesa e leximit (e ilustruar me figura në Tekstin e nxënësit) do të jepet e plotë në Tekstin e mësuesit, e shoqëruar me pyetjet përkatëse që lidhen me:

Kuptimin e pjesës,
Analizën e pjesës (Koha, vendi, ngjarja, personazhi),
Pasurimin e fjalorit të nxënësit rreth temës së caktuar,
Aftësimin e nxënësit për të dëgjuar dhe për të folur rreth temës së caktuar,
Ushtrimin gjuhësor, që lidhet me tingullin, shkronjën, fjalën, fjalinë, renditjen e fjalëve në fjali, tekstin, numrin, gjininë, si dhe drejtshkrimin e drejtshqiptimin.
Ky proces mund të zhvillohet në 4-5 orë mësimore.

Në tekstin e nxënësit i kushtohet vëmendje Lexim- shkrimit të shkronjave që në program është parashikuar 30 orë. Në tekst nxënësi njihet me shkronjën e madhe të shtypit, me figurat që ilustrojnë fjalën që përmban shkronja, si dhe ushtrohet në të shkruar dhe në të vizatuar të kësaj shkronje. Kjo realizon objektivin e programit që parashikon: “ nxënësi të nxitet për të shkruar (vizatuar) elemente të shkronjave të shtypit”; “Të njohë shkronjat e mēdha të shtypit të gjuhës standarde shqipe”; “Të aftësohet për të njohur vizualisht (‘lexim”) të fjalëve që i has më shpesh” dhe të bëjë dallimin ndërmjet shkronjës dhe fjalës si dhe ndërmjet fjalës e fjalisë. Teksti është konceptuar me dy ndarje:

LEXOJMË FIGURAT – NJOHIM SHKRONJAT
USHTROHEMI DHE ARGËTOHEMI

Mësuesi mund t’i alternojë materialet mësimore të të dy ndarjeve sipas kërkesave dhe metodave që do të përdorë në mësimdhënie.

CHF11.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Udha Zen

Udha Zen

CHF24.90
Alfabeti i Gjuhës Shqipe - Libër zanor
Nuk ka stok

Alfabeti i Gjuhës Shqipe – Libër zanor

CHF22.90
Koncepti i Taklidit - Statusi Ligjor i të ndjekurit të një medh'hebi

Koncepti i Taklidit – Statusi Ligjor i të ndjekurit të një medh’hebi

CHF9.90
Esad Toptani - t'i japim gjeneralit atë që i përket

Esad Toptani – t’i japim gjeneralit atë që i përket

CHF17.90
Zgjidhje e ëmbël për marrëdhëniet nuse - vjehërr

Zgjidhje e ëmbël për marrëdhëniet nuse – vjehërr

CHF9.90
HYRREMI Konkubina Moskovite

HYRREMI Konkubina Moskovite

CHF29.90
Drita e zemrës dhe Jasini

Drita e zemrës dhe Jasini

CHF4.90
Bazat e fikhut Islam Dr. Vehbeh Zuhejli

Bazat e fikhut Islam Dr. Vehbeh Zuhejli

CHF79.90
Kuran me QR code me kuti 18x26cm - Koran mit QR-Code in Box 18x26cm

Kuran me QR code me kuti 18x26cm – Koran mit QR-Code in Box 18x26cm

CHF49.90
Komunikimi pozitiv në edukimin e fëmijës

Komunikimi pozitiv në edukimin e fëmijës

CHF14.90
Namazi dhe dispozita për lënësin e tij
Nuk ka stok

Namazi dhe dispozita për lënësin e tij

CHF22.00
Furtuna

Furtuna

CHF3.90