Prishtina

Titulli: Prishtina
Autori: Mehmet Kraja
Shtëpia botuese: Onufri

Në Prishtinë u ktheva më 18 qershor 1999, gjashtë ditë pas hyrjes së trupave të NATO – s në Kosovë. Në pragun e derës së apartamentit tim gjeta një mi të mbuluar nga mizat me krahë të shndritshëm, të cilat zukatnin hareshëm në ajrin kundërmues të korridorit.

Një pikturë abstrakte, e cila dikur rrinte varur në murin kundruall derës së apartamentit, kishte shkarë në një krah, vijat dhe ngjyrat kishin dalë nga ideja e autorit, kishin shpërthyer kornizën dhe kishin krijuar një pamje apokaliptike, që mbushte dhomën me një masë të shpërbërë. U ula në kanape dhe për një kohë shikova pikturën, pastaj nxora nga valixhja tre libra të mi dhe i vendosa sipas librave të tjerë, në një cep të dollapit me xhama të thyer. Kostumet, këmishët dhe kollaret i vura në dollapin e dhomës së gjumit.

Aty errësirës së kalamendur i vinte erë vjetërsie, qendra e rëndesës kishte ikur që andej dhe nëpër ajrin e dhomës shëtitnin ca hije të pluhurosura. Më pas u ktheva sërish në kanape dhe për më shumë se dy orë mendova për ca rreze dielli të lumtura që hynin nga dritarja e madhe dhe e kthenin dhomën në oazë qetësie. Ajo pasdite qershori erdh e freskët, me një pikërrimë shiu dhe me ca re të bardha që dyndeshin nga një anë e qiellit në tjetrën. Kostumit gri dhe këmishës së bardhë i vura një kollare mëndafshi të kaltëreme, me ca dredhka të vogla blu të errët dhe me një karficë të praruar në mes.

Përballë pasqyrës së veshur me një shtresë pluhuri qëndrova fare pak, vetëm sa për të parë imazhin atje matanë, disi të hollë dhe të nëpërdukshëm. I buzëqesha vetes shkurt, anash dhe kalimthi. Ndihesha si hije që rri pezull, që bredh nëpër hapësirë dhe kërkon një vend ku të bëhet materie, gjësend i botës.

CHF19.90

1 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Kopshtet e portokajve

Kopshtet e portokajve

CHF6.90
Ferma e kafshëve

Ferma e kafshëve

CHF9.90
Gratë e padukshme

Gratë e padukshme

CHF24.90
Ana e drejtë e historisë

Ana e drejtë e historisë

CHF22.90
Zgjoni gjigantin e brendshëm

Zgjoni gjigantin e brendshëm

CHF23.90
Dynamics of political changes

Dynamics of political changes

CHF14.90
Rrëfenja me kafshë

Rrëfenja me kafshë

CHF24.90
Një shëtitje me Rumiun dhe Tagorën

Një shëtitje me Rumiun dhe Tagorën

CHF9.90
Çelësi i talentit

Çelësi i talentit

CHF19.90
Një dialog i pambaruar

Një dialog i pambaruar

CHF11.90
Shënime nga një mik

Shënime nga një mik

CHF14.90
Folklori përtej kufijve

Folklori përtej kufijve

CHF14.90