Qortimi i lakmisë për pasuri dhe famë, sipas shpejgimit të hadithit ‘’Dy ujqë të uritur’’

Titulli: Qortimi i lakmisë për pasuri dhe famë, sipas shpejgimit të hadithit ‘’Dy ujqë të uritur’’
Autorë: Ibn Rexheb el-Hanbeli
Përktheu: Jahja Hondozi
Redaktor i librit në gjuhën arabe: Esh-shejh Abdulkadir el-Arnauti
Redaktor i librit në gjuhën shqipe: Esh-shejh Abdulkadir el-Arnauti
Ballin: Fatlum Zeka
Botim Privat
Shtypi: Printing Press

Përmes këtij libri ju mund të mësoni këshilla shumë të dobishme rreth një hadithi madhështor të Pejgamberit alejhisselam.

Libri bën fjalë, në mënyrë shumë tërheqëse, rreth shpjegimit të hadithit të pejgamberit alejhisselam: “Dy ujq të uritur që futen në mesin e dhenve, nuk u bëjnë më shumë dëm atyre sesa që i bën dëm njeriut lakmia e tij për pasuri e famë”. E në mënyrë të detajuar gjeni shpjegimin e këtij hadithi në librin “Qortimi i lakmisë për pasuri dhe famë”.

Më poshtë gjeni një pjesë të shkurtër dhe shumë frymëzuese nga libri:

“Dije – Allahu të mëshiroftë – se gjëja më e vlefshme tek njeriu është zemra. Është pikërisht zemra ajo që e njeh Allahun, punon për të, vrapon tek Ai dhe është afër Tij, kurse gjymtyrët e trupit e pasojnë atë dhe i bëjnë hizmet. Zemra i shfrytëzon ato ashtu siç i shfrytëzojnë mbretërit robërit e tyre.

Pandaj, kushdo që e njeh zemrën e vet, e njeh edhe Allahun, përderisa shumica e njerëzve janë xhahilë karshi zemrës dhe nefsit të tyre, e Allahu ndërhyn mes njeriut dhe zemrës së tij, ndërhyrje kjo e cila e pengon atë nga njohja dhe mbikëqyrja e zemrës, sa kohë që njohja e zemrës dhe cilësive të saj paraqet ajkën e fesë dhe është themel i rrugës së salikëve.

Feja islame nuk është thjesht kryerje e veprave “të thata” nëpërmjet gjymtyrëve të trupit, por ajo nënkupton punë paralele me dëshirë të sinqertë, nijet të mirë dhe dije të atyre gjërave që i prishin veprat, siç janë: cytjet e epshit dhe sëmundjet e zemrës dhe shpirtit.

Kjo është ajo që njihet me emrin Fikhu i veprave të zemrës (fikhu a’mali-l-kulub), të cilin nuk e njohin muslimanët e kësaj kohe, dhe si rrjedhojë bëjnë vepra, të cilat nga jashtë janë ibadete, kurse nga brenda – adete. E sikur ta kuptonin vlerën, rëndësinë dhe superioritetin e tij që e ka ndaj fikhut të veprave të gjymtyrëve (fikhu a’mali-l-xhevarih), nuk do të kishin rënë në gjendjen në të cilën janë sot.

Prandaj, një numër i madh dijetarësh iu rrekën punës së hartimit të librave që nxisin punët e hajrit dhe i motivojnë ato, trajtojnë tema të zbutjes së zemrës së ngurtë, largimit nga grumbullimi i tepruar i dunjasë dhe paralajmërimit nga rënia në gjynahe dhe gjëra të tjera shkatërruese. E tërë kjo për të nxitur shtimin e punëve të zemrës dhe rrënjosjen e tyre. Mirëpo, në këtë art u dalluan vetëm një numër i paktë i tyre, në krye të të cilëve janë Imam Ibnu-l-Kajjim el-Xheuzijje dhe nxënësi i tij gjenial, autor i këtij libri, Shejhu-l-islam Ibn Rexheb el-Hanbeli.

CHF5.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Le Saint Coran - Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français
Le Saint Coran Traduction Originale Notes de Muhammad Hamidullah en Francais

Le Saint Coran – Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

CHF39.90
Le Saint Coran - Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

Le Saint Coran – Traduction Originale & Notes de Muhammad Hamidullah en Français

CHF39.90
Mevludi

Mevludi

CHF4.90
Haxhi dhe roli edukativ i tij

Haxhi dhe roli edukativ i tij

CHF8.90
Jasin, Tebareke, Amme, Vakia Xhumua dhe shumë dua të tjera

Jasin, Tebareke, Amme, Vakia Xhumua dhe shumë dua të tjera

CHF9.90
Kuran dekorativ set me kuti, sexhade dhe tespih
Nuk ka stok

Kuran dekorativ set me kuti, sexhade dhe tespih

CHF29.90

25 Pyetje për Islamin, Muhamedin a.s., Muajin e Ramazanit, Gruaja në Islam dhe Kurbanin

25 Pyetje për Islamin, Muhamedin a.s., Muajin e Ramazanit, Gruaja në Islam dhe Kurbanin

CHF5.90
Hyrje në shkronjat e Kur’anit

Hyrje në shkronjat e Kur’anit

CHF5.90
Digital Koran mit Stift - Kurani Digjital me laps

Digital Koran mit Stift – Kurani Digjital me laps

CHF89.00
Kuti me dizajnin e Qabes, me tespih, Kuran Arabisht dhe sexhade - Box mit dem Design der Kaaba, mit tespi, arabischem Koran und Gebetesteppich

Kuti me dizajnin e Qabes, me tespih, Kuran Arabisht dhe sexhade – Box mit dem Design der Kaaba, mit tespi, arabischem Koran und Gebetesteppich

CHF79.90

Kuran Arabisht me QR code 17x25, Seri për fëmijë - Serie für Kinder

Kuran Arabisht me QR code 17×25, Seri për fëmijë – Serie für Kinder

CHF29.90
Kuran Arabisht me QR code 17x25, Seri për fëmijë - Serie für Kinder

Kuran Arabisht me QR code 17×25, Seri për fëmijë – Serie für Kinder

CHF29.90