Kolosët e medhhebit Hanefij

Titulli: Kolosët e medhhebit Hanefij
Autorë: Jusuf Zimeri
Recensentë: Mr. Taxhedin Bislimi
Lektor: Qufli Osmani
Redaktor: Zulhixhe Zimeri
Kopertina: Halil Berisha
Botues: Biblioteka Mendimi – Llojan

Kjo vepër është vetëm një reflektim i thjeshtë që dëshmon se shkolla juridike hanefite nuk është ngritur, ndërtuar dhe zhvilluar thjesht apo verbërisht, porse parimet e funksionimit të kësaj shkolle juridike janë elaboruar në detaje, janë përpunuar dhe studivar deri në palcë, saqë nuk kanë lënë imtësi pa analizuar dhe shtjelluar. Kjo shkollë sikur edhe tri shkollat tjera juridike islame më të njohura të Ehli Sunetit nuk mbijetoi ne saje të ndonjë mëshire, por mbijetuan dhe u rritën falë punës se palodhme të shkencëtarëve islam nga këto shkolla nëpër të gjitha kohët dhe vendet.

Dijetarët islam nëpër shekuj, duke u nisur nga thënia e Pejgamberit a.s. ”Lidhne diturinë, përmes shkrimit” bënë përpjekje maksimale që këtë hadith ta shndërrojnë në rregull pragmatik të jetës se tyre. Këtë e vërtetuan shumë dijetarë të mëdhenj nëpër shekuj, ku përmes shkrimeve të tyre, i dhanë jetë, formë, trajtë dhe pavdekshmëri interpretimeve dhe shpjegimeve autentike islame. Të gjithë ne e dimë mirë se ne kohën e arte të lulëzimit dhe zhvillimit islam, çdo fjalë e shkruar peshohej me flori. Abdulla Ibni Mubarekut kur i ishte thënë: Të dalësh nga shtëpia e llafosesh pak nëpër ahengje me shokë, kishte thënë: Jo, sepse kur jam në shtëpi po llafosem me shokët e Pejgamberit a.s. duke shfletuar librat dhe duke shkruar. Po, deri kur do të shkruash o Ebu Abdurrahman? Kishte thënë: ”Ndoshta fjalën e cila më bënë mirë, akoma nuk e kam shkruar?! Kurse Imam Shafiu thoshte: “Dituria është e shtrirë në horizont, tubuesi i saj është libri, e rojtar lapsi” kurse Hasan el Basriu thoshte: ”Fjala nuk ka vlerë veçse e shoqëruar dhe materializuar me vepër”.

CHF18.90

6 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Liri apo anarki

Liri apo anarki

CHF6.90
Reflektime Kur’anore

Reflektime Kur’anore

CHF23.90
Fjalori i parë i ilustruar i xhepit (Fjalët e para)
Nuk ka stok

Fjalori i parë i ilustruar i xhepit (Fjalët e para)

CHF6.90
Artisti i botës fluturake

Artisti i botës fluturake

CHF14.90
I shtrirë nga të gjitha anët, një Gjerman bëhet musliman

I shtrirë nga të gjitha anët, një Gjerman bëhet musliman

CHF10.90
Xhinnët - Ibën Tejmijje
Nuk ka stok

Xhinnët – Ibën Tejmijje

CHF7.00
E bija e Hoxhës Fotomodele

E bija e Hoxhës Fotomodele

CHF9.90
Këshilla e mësime nga jeta e brezave të parë të muslimanëve

Këshilla e mësime nga jeta e brezave të parë të muslimanëve

CHF4.90
Meditime Kuranore 1
Nuk ka stok

Meditime Kuranore 1

CHF9.90
Atlasi kulturor i Islamit

Atlasi kulturor i Islamit

CHF49.00
Pinoku
Nuk ka stok

Pinoku

CHF4.90
Të gjitha veprat

Të gjitha veprat

CHF6.90