Dilema e novatorit
CHF27.90
Në këtë bestseller revolucionar,eksperti i novacionit,Clayton M.Christensen, thotë se kompanitë e shkëlqyera mund të bëjnë gjithçka siç duhet dhe sërish ta humbin lidershipin në treg, ose më e keqja, të zhduken krejtësisht.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Ka stok
Titulli: Dilema e novatorit
Autori: Clayton M. Christensen
Shqipëroi: Kujtim Morina
Shtëpia botuese: Minerva
Fq. 363
Në këtë bestseller revolucionar,eksperti i novacionit,Clayton M.Christensen, thotë se kompanitë e shkëlqyera mund të bëjnë gjithçka siç duhet dhe sërish ta humbin lidershipin në treg, ose më e keqja, të zhduken krejtësisht.
Ai jo vetëm e vërteton atë çfarë thotë, por udhë zon të tjerët se si ta shmangin një situatë të ngjashme.
Christensen, duke u përqendruar në “teknologjinë disruptive”, na tregon përse shumica e kompanive nuk i shfrytëzojnë valët e reja të novacionit.
Qoftë në elektronikë apo në shitje me pakicë, një kompani e suksesshme me produkte popullore do të shpërfillet, nëse menaxherët nuk dinë se kur t’i braktisin praktikat tradicionale të biznesit.
Dilema e novatorit, përmes mësimeve nga suksesi dhe dështimet e kompanive lider, paraqet një set rregullash për të shfrytëzuar fenomenin e nova – cionit disruptiv.
Zbuloni:
• Kur është mirë të mos i dëgjoni klientët.
• Kur të investoni në produkte më pak cilësore që garantojnë fitime më të ulëta.
• Kur të përfshiheni në tregjet e vogla, duke humbur ato më të mëdha e më fitimprurëse.
I mprehtë, bindës dhe provokues, Dilema e novatorit është një nga librat më të diskutuar të kohës sonë, një libër pa të cilin nuk duhet të rrijë asnjë menaxher apo sipërmarrës i zgjuar.