Titulli: Çelësi i talentit
Origjinali: The Talent Code
Autori: Daniel Coyle
Shqipëroi: Elvi Sidheri
Shtëpia botuese: Pema
Cili është sekreti për t’u bërë shumë i mirë në diçka? Si ta zbulojmë? Gazetari dhe autori bestseller i New York Times vizitoi nëntë vatrat më të mëdha të talentit në botë – vende të vogla që prodhojnë talentë të mëdhenj, duke filluar prej një kampi muzike në periferi të Nju Jorkut te një shkollë fillore në Kaliforni, e fushat e bejzbollit në Karaibe.
Gjeti se e përbashkët e të gjithave ishte një model – metodë specifike e trajnimit, motivimit dhe ushtrimit.
Ky model, që ka të bëjë me mekanizmat fundamentalë përmes së cilave truri përfiton aftësi, na jep një rrugë të re mendimi për talentin – po ashtu mjete të reja me të cilat mund të zbulojmë talentet tona dhe të fëmijëve tanë.