Astrofizika për ata që e kanë me nxitim

CHF19.90

Falë këtij libri të vogël, ju do të përfitoni disa njohuri të ideve dhe kryesore që janë në themel të kuptimit modern të universit. Nëse do t’ia dal në qëllimin tim, ju do të ndiheni familjarë me fushën time të ekspertizës dhe mund të jeni të uritur për të mësuar më shumë.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Ka stok

0 People watching this product now!
Përshkrim

Nga Neil deGrasse Tyson

Përktheu  :  Ilir Pustina

Shtëpia Botuese : ISBN

 Vitet e fundit , zbulimet astronomike të denja për faqet e para të gazetave kanë filluar të shfaqen me një frekuencë pothuaj javore . Teksa ndjekësit e lajmeve në media mund të kenë zhvilluar një interes për universin , ka të ngjarë që edhe mbulimi i zgjeruar mediatik të reflektojë oreksin e shtuar të publikut për shkencën . Evidencat për këtë janë të bollshme , nga spektaklet televizive të frymëzuara apo të bazuara në informacione shkencore , deri te suksesi i filmave fantastiko – shkencor me pjesëmarrjen e yjeve të kinematografisë dhe të sjellë në ekran nga producentë dhe regjisorë të famshëm . Kohët e fundit , filmat biografikë mbi jetën e shkencëtarëve me emër janë kthyer në një zhanër kinematografik . Gjithashtu , ka një interes të shtuar në drejtim të festivaleve shkencore , të konferencave të fanta shkencës , si dhe dokumentarëve shkencorë televizivë . Filmi me arkëtimet më të larta i të gjitha kohërave është realizuar nga një regjisor i famshëm , i cili i vendos ngjarjet në një planet që rrotullohet rreth një ylli të largët , dhe rolin e astrobiologes e luan një aktore e famshme . Ndonëse shumë degë të tjera të shkencës kanë ngjitur disa pozi cione në interesin e publikut të gjerë , fusha e astrofizikës 9