Zonja Z

CHF14.90

Ky libër është manifestimi më thelbësor i filozofisë urbane të autorit Albatros Rexhaj. Rrefimtari ynë, një shkrimtar, takon dashurinë e jetës së tij dhe nuk shkruan më. Ajo e plotëson dhe ai nuk ndien më nevojë të shkruajë.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Ka stok

0 People watching this product now!
Kategori: , Etiketa: , , ,
Përshkrim

Libri: Zonja Z
Autor: Albatros Rexhaj
Faqe: 190
Botoi: Pegi
ISBN: 9789928175380

Ky libër është manifestimi më thelbësor i filozofisë urbane të autorit Albatros Rexhaj. Rrefimtari ynë, një shkrimtar, takon dashurinë e jetës së tij dhe nuk shkruan më. Ajo e plotëson dhe ai nuk ndien më nevojë të shkruajë. Këta dy shpirtra binjakë, të kapur dorë për dorë, përballën me paragjykimet dhe tabutë shqiptare. Bisedat e tyre ngrenë një sërë dilemash dhe pyetjesh të rëndësishme: mbi pozitën e femrës në shoqërinë shqiptare, mbi pseudovlerat morale të ngritura në piedestale, mbi hipokrizinë e turmës dhe lojërat pushtetare të kudogjendura.

Lajtmotivi kryesor i këtij bashkëbisedimi është feminizmi. Shpesh flitet për feminizëm në Shqipëri, po sa afër realitetit janë këto debate publike, kur nëpër shtëpite e shqiptarëve, gratë janë ende, jo vetëm të pabarabarta, por të nënshtruara, fizikisht dhe psikologjikisht? Dhe kush është përgjegjës për këtë? Vetëm meshkujt, apo mos ndoshta edhe femrat vetë, nënat tona, kanë një pjesë të madhe përgjegjësie? Pse një femër që e jeton lirshëm seksualitetin e saj damkoset si e përdalë, ndërsa nje mashkull që bën të njejtën gjë admirohet? Dy heronjtë tanë flasin edhe për lodhjen që ndiejnë kur luftojnë për ta ndryshuar botën e tyre, tek hasen me heshtjen giykuese dhe moralizuese, qe i përjashton dhe i bën të ndihen të vetmuar. Kjo është beteja e shumë të tjerëve dhe përfundimi i trishtë i kësaj historie tingellon si një kambanë alarmi. “Rrëfimi i Albatros Rexhajt thyen tabutë, zgjeron kufijtë e lirisë, ofron befasi, provokon shije e koncepte, hap shtigje drejt të panjohurës dhe, mbi të gjitha, nxit përsiatjet për jetën.”