Vitin tjetër në…
CHF6.90
Në rast se lexuesi i devotshëm mbërrin t’i mbijetojë tundimit të lëpirjes së gishtit tregues së dorës së djathtë, për ta kaluar fill këtë faqe i shtyrë nga instikti i tejkalimit të parathënies, siç do të thoshte një mik i imi i kësaj të keqeje të domosdoshme, le të më durojë sa t’ia them dy fjalë rreth këtij libri që po i servohet. Sepse, fundja, kush tjetër përveç autorit, redaktorit dhe njerëzve të tjerë të përfshirë në këtë projekt, begenisin të humbin kohë e ta lexojnë shqim? E pra, në rast se ndalet në këta rreshta, le ta mësojë arsyetimin tonë për këtë dhuratë qe po ia bejmë.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Only 1 left in stock
Libri: Vitin tjetër në…
Autor: Albinot Maloku
Redaktura gjuhësore: Imer Topanica
Vështrim: Bayram Pomak
Faqosja: Emir Hukallo
Botoi: Botimet Fleta
Formati: 14x22cm
Faqe: 206
ISBN: 9789951727297
Në rast se lexuesi i devotshëm mbërrin t’i mbijetojë tundimit të lëpirjes së gishtit tregues së dorës së djathtë, për ta kaluar fill këtë faqe i shtyrë nga instikti i tejkalimit të parathënies, siç do të thoshte një mik i imi i kësaj të keqeje të domosdoshme, le të më durojë sa t’ia them dy fjalë rreth këtij libri që po i servohet. Sepse, fundja, kush tjetër përveç autorit, redaktorit dhe njerëzve të tjerë të përfshirë në këtë projekt, begenisin të humbin kohë e ta lexojnë shqim? E pra, në rast se ndalet në këta rreshta, le ta mësojë arsyetimin tonë për këtë dhuratë qe po ia bejmë.
Kjo përmbledhje analizash, të shkruara sipas një rrjedhe kronologjike të zhvillimit të ngjarjeve, përfshijnë giithë përshkrimin dhe analizimin e aktiviteteve politike të institucioneve të Republikës së Kosovës, tash e një vit. Të shkruara, siç e thamë, në sensin kronologjik të zhvillimit të ngjarjeve, autorin e tyre e nxjerrin si një njohës të këtij dimensioni shoqëror, përkatësisht të politikës si një veprimtari të cilës s’mund t’i shmangemi. Po të orvatemi që të shikojmë më në thellësi të qenies së këtij libri, Albinot Malokun, autor i këtij teksti, do të mund ta identifikojme jo vetëm me një njohës të shkëlqyer të problemeve politike me të cilat përballet republika jonë por edhe përtej saj. Ky është epiteti fillestar që mund t’ia vendosim, por Maloku është po ashtu edhe një anatomist politikave ballkanike.