BËNI POROSI NË UEBFAQE, RRJETE SOCIALE, VIBER, WHATSAPP DHE EMAIL

POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 60. -CHF (BRENDA ZVICRËS)

POSTA 14.90. -CHF PËR POROSITË JASHTË ZVICRËS

POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 60.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Islamshop
  • Ballina
  • Rreth Nesh
  • Pyetjet e shpeshta
  • Kontakti
  • Produkte Falas
Login / Register
  • ZBRITJE
Menu
Islamshop
0 items / CHF0.00
Browse Categories
  • Produkte të rejaProdukte të reja
  • LibraLibra
  • Libra IslamLibra Islam
  • Bücher DeutschBücher Deutsch
  • Sexhade, Tespih dhe PllakataSexhade, Tespih dhe Pllakata
  • Krema, Vajra dhe DiversesKrema, Vajra dhe Diverses
  • Parfuma dhe ShamponaParfuma dhe Shampona
  • Produktet e Farës së zezëProduktet e Farës së zezë
  • Çajra dhe Uje ZemzemiÇajra dhe Uje Zemzemi
  • MjaltiMjalti
  • Të ndryshmeTë ndryshme
Select category
  • Select category
  • Bücher Deutsch
    • Bücher
    • Hadith
    • Kinderbücher
    • Koran & Tafsir
    • Multimedia Deutsch-Arabisch
    • Sira & Geschichte
  • Çajra dhe Uje Zemzemi
    • Çajra
    • Ujë Zemzemi
  • Deodorant
  • DVD'së
    • Filma Islam, DVD
    • Filma për fëmijë, DVD
  • Falas
  • Krema, Vajra dhe Diverses
    • Diverses
    • Krema
    • Vajra
  • Libra
    • Fjalor
    • Histori
    • Humor
    • Libra për fëmijë
    • Libra xhepi
    • Mjëkësia
    • Motivim dhe Zhvillim
    • Poezi
    • Roman
    • Të ndryshme
  • Libra Islam
    • Fetva
    • Fikh
    • Hadithe
    • Komentimi i Kuranit – Tefsir
    • Komplete Vepra
    • Kuran
    • Libra Islame
    • Libra për Familje
    • Libra për Fëmijë
    • Romane
  • Mjalti
  • Parfuma dhe Shampona
    • Parfuma
    • Shampon
  • Produkte të ndryshme
  • Produkte të reja
  • Produktet e Farës së zezë
  • Sexhade, Tespih dhe Pllakata
    • Kapuq
    • Pllakata
    • Sexhade / Tepih
    • Tespih
  • Zbritje
24/7 (Viber, WhatsApp)

+41 79 469 50 36

0 items / CHF0.00
Click to enlarge
Kreu Shop Libra Të ndryshme Vetëperceptimet e qytetërimeve

Vetëperceptimet e qytetërimeve

CHF5.00

Vështrim i qartë për konceptin e ri të qytetërimit botëror dhe kritikë esenciale e tezës së modernizmit si rrugëdalje e vetme për njerëzimin.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
https://islamshop.ch/wp-content/uploads/2022/06/Islamshop.mp4
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Vetëm 1 stok

Add to wishlist
0 People watching this product now!
Kategori: Të ndryshme
Share:
  • Përshkrim
Përshkrim

Titulli: Vetëperceptimet e qytetërimeve
Titulli i origjinalit: Medeniyetlerin Ben-idraki
Autori Ahmet Davutogllu
Përkthyes Nga turqishtja: Ali Pajaziti
Kryeredaktorë: Husamedin Abazi
Redaktorë gjuhësor: Fatmire Ajdini – Hoxha
Korrektorë: Zekerija Ibrahimi
Dizajni: Suhejb Xhemaili
Botues: Sh. B. Logos – A
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus – Prishtinë
Viti i botimit 2002

Vështrim i qartë për konceptin e ri të qytetërimit botëror dhe kritikë esenciale e tezës së modernizmit si rrugëdalje e vetme për njerëzimin.

Eksperti i njohur turk nga sfera e marrëdhëneive ndërkombëtare, historia e mendimit politik dhe filozofia e politikës në këtë vepër flet për një makro koncept siç është qytetërimi, apo thënë më drejt u bën qasje shumëdimensionale qytetërimeve dhe botëkuptimeve të tyre (weltanschaung), e trajton mënyrën se si ato e kuptojnë të vërtetën, se ç’qëndrim kanë vis-à-vis qytetërimeve të tjera. Ai ndalet te Toynbee i cili flet për iluzionin egocentrik të qytetërimit perëndimor dhe për njëshmërinë e historisë.

Davutogllu poashtu flet edhe për konversionin kombëtar, i bën një analizë të thukshme sintagmës së mistifikuar “Lindja e pandryshueshme” dhe mitit bashkëkohor për përparimin linear, si një mesianizëm modern. Ai mundohet t’i japë përgjigje pyetjes në vijim: “Ç’është motivi themelor që edhe përkundër procesit të modernizimit, i cili mundohet t’i universalizojë ose mondializojë hipotezat themelore të një qytetërimi i nxit qytetërimet lokale që së pari të japin rezistencë e pastaj të zgjohen ose të rizgjohen?” Autori i kësaj vepre e kërkon bërthamën ose nukleusin që qytetërimeve ua jep gjallërinë, që e mundëson zgjimin kulturor të një brezi. Në esencë, diskursi i Davutogllu-t është i inspiruar nga vepra e famshme e Samuel Huntington-it Përleshja mes qytetërimeve dhe ndarja famoze që ai e bën West and the rest .

Mendimtari i ri në këtë perlë shkencore ofron një tezë sipas të cilës shoqëritë varësisht nga koha dhe hapësira, forcën e kanë kuptuar në mënyra të ndryshme dhe këto kuptime ua kanë hapur rrugët e zhvillimit në drejtime të ndryshme rrjedhës historike. Forca është dukuria më e ndjeshme në kuadër të fenomeneve shoqërore dhe nuancave kulturore. Teza kryesore e këtij studimi përbëhet nga premisa se vetëpërceptimi (selbverstandis) është elementi themelor që kontribuon në lindjen e qytetërimeve, në përparimin e tyre, në rezistencën karshi hegjemonisë potenciale të qytetërimeve tjera dhe në paraqitjen e prototipit të qytetërimit të caktuar.

Davutogllu krijon një lidhshmëri mes vetëperceptimit ekzistencial të elementeve që e thurin perceptimin e njeriut, botës së jetës dhe Qenies absolute. Ai numëron pesë lloje të vetëperceptimeve qytetërimore:

1. Vetëperceptimi qytetërimor i fortë dhe i ashpër: Vetëperceptimi arian i qytetërimit i qytetërimit indian, i cili i thur bazat sistemit përjashtues (eksluzivist) të kastave.

2. Vetëperceptimi qytetërimor i fortë dhe fleksibil: Dy shembuj konkretë të këtij vetëperceptimi kemi në  pellgun qytetërimor eklektik të formuar nën pushtetin politik të Aleksandrit (Lekës) të Madhe në trajtat e ndryshme të qytetërimit islam të shfaqura nën boshtin abbasit, andaluzian, osman dhe indian.

3. Vetëperceptimi qytetërimor i fortë dhe lokal: Vetëperceptimi tradicional kinez i cili vendin e vet e konsideron për qendër të gjithësisë. Emri tradicional i Kinës Zhongguo që ka kuptimin e “Mbretërisë Qendrore” flet më së miri për të.

4. Vetëperceptimi qytetërimor i dobët dhe i ashpër: Shembull par exellance kemi në vetëperceptimi mongol që është shfaqur me Xhengiz Hanin, i cili duke i tubuar të gjitha elementet endacake nën një autoritet politik fryu si stuhi apo tufan  mbi të gjitha pellgjet e qytetërimeve antike.

5. Vetëperceptimi qytetërimor i dobët dhe fleksibil: Bazohet në një botëkuptim të thjejshtë, “të zhveshur” dhe nuk ka pretendime universale. Shembuj të këtij vetëperceptimi kemi te vendasit e Amerikës, Afrikës dhe te aborixhinasit e Australisë.

Më tutje autori i elaboron sintagmat homo occidentalis oeconomicus axionaticu dhe homo islamicus. Në këtë konteskt ai flet për pikëpamjen e Galtungut, sipas të cilit qytetërimi perëndimor (njeriu perëndimor) të gjitha rajonet e botës jashtë hapësirës perëndimore i konsideron periferi dhe duke u nisur nga premisa se një grup i njerëzve mund të sundojnë me njerëzit tjerë, se disa janë të privilegjuar në krahasim me të tjerët, e ka zhvilluar  ideologjinë imperialiste dhe kolonialiste. Nga ana tjetër në vetëperceptimin islam, pohon Davutogllu nuk ekziston dallim i tipit qendra-periferia (Të All-llahut janë edhe lindja edhe perëndimi –  el-Bekare: 115).  Kjo mënyre e perceptimit të vendit paraqet themelin e koekzistencës midis qytetërimit islam dhe qytetërimeve tjera. Përkundër konceptit “njeriun dominon me natyrën”, te homo islamicus-i jeni të perceptuarit dhe kuptuarit  e realitetit që shfaqet në në natyrë dhe misionin specifik i të qenët i krijuar.

Autori e kundërshton Fukuyama-n duke pohuar se procesi kërkues i njeriut nuk ka mbaruar. Prova më e gjallë e kësaj është ringjallja e vlerave lokale në një formë të qërimit të hesapeve me sipërfaqësimin global që i çkuptimëson lëmenjtë e lirisë dhe sigurisë ontologjike që paraqesin kërkesa të lashta të njeriut.

Produkte të afërt

Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Zjarr dhe tërbim brenda shtëpisë së bardhë të Trampit

CHF24.90
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Në fenë e të parëve

CHF22.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Kujtime – Alija Izetbegoviç

CHF29.90
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Enver Hoxha, e para biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën

CHF18.90
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Në rrugën e ngushëllimit e të shpresës

CHF4.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Pushteti, Magjia, makthet dhe fundi i tij

CHF14.90
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Fuqia njerëzore dhe rruga drejt madhështisë

CHF6.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Prej kalit të bardhë deri te rrugaçëria partiake

CHF10.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Kujtesa kolektive, Dëshmi dhe ngjarje (1944-1966)

CHF15.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Nënë Tereza – Vendimi final

CHF29.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Pse jemi kështu siç jemi, polemika-analiza-dëshmi

CHF16.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Si të arrihet suksesi

CHF22.00

Dërgesa të lira.

Vetëm 10CHF për çdo porosi.

24/7 Mbështetje.

Në çdo kohë në kanalet tona.

Pagesa Online.

Pagesa online direkt në platformë.

Dërgim i shpejtë.

Pranim të porosive në kohë rekord.

  • MENU
    • Ballina
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Impressum
    • Rregullorja (AGB’s)
    • AGB’s (Deutsch)
  • DYQANI
    • Llogaria ime
    • Lista dëshirave
    • Krahasime
    • Shporta
  • KATEGORITË
    • Libra
    • Libra Islam
    • Bücher Deutsch
    • Sexhade, Tespih
    • Krema, Vajra
    • Të ndryshme
  • PARTNERËT
    • Drita TV
    • RTV Islam
SHKARKONI APLIKACIONIN:
Developed by Excomm - Composing Experience.

Icons made by Freepik and Icons8.

Sistemi i pagesave:
Sistemi i transportit:
Rrjetet sociale:

  • Menu
  • Categories
  • Produkte të rejaProdukte të reja
  • LibraLibra
  • Libra IslamLibra Islam
  • Bücher DeutschBücher Deutsch
  • Sexhade, Tespih dhe PllakataSexhade, Tespih dhe Pllakata
  • Krema, Vajra dhe DiversesKrema, Vajra dhe Diverses
  • Parfuma dhe ShamponaParfuma dhe Shampona
  • Produktet e Farës së zezëProduktet e Farës së zezë
  • Çajra dhe Uje ZemzemiÇajra dhe Uje Zemzemi
  • MjaltiMjalti
  • Të ndryshmeTë ndryshme
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Pyetjet e shpeshta
  • Kontakti
  • Wishlist
  • Compare
  • Login / Register
Shopping cart
close

Sign in

close

Lost your password?
Or login with
Facebook
Google

No account yet?

Create an Account

Vetëperceptimet e qytetërimeve

CHF5.00

Vetëm 1 stok

Compare
Add to wishlist
  • CHF
  • EUR
Shop
Wishlist
0 items Cart
My account