Vetëbesimi
CHF18.90
Vetëbesimi është një çështje aq qendrore në ekzistencat tona,sa s’mund të jetë objekt i vetëm një disipline.
Për t’ia kuptuar zemrekët, s’duhet të kërkojmë ta studiojmë në një laborator,por ta vëzhgojmë në jetën e vërtetë,
ta shohim duke u lindur dhe rritur, t’ia përqafojmë ritmin dhe t’ia ndjekim lëvizjet,ngurrimet dhe rrëmbimet,t’i vrapojmë përbri
siç ndjekim një fëmijë që desh rrëzohet, e pastaj e gjen ekuilibrin dhe hidhet përpara.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
In stock
Origjinali:La confiance en soi
Gjinia:Udhërrëfyes praktik
Autori:Charles Pepin
Shqipëroi:Urim Nerguti
Shtëpia botuese:Pema
Për ta zgjidhur misterin e vetëbesimit,ne do të kthehemi drejt urtësive të lashta dhe filozofëve modernë si Emersoni,Niçe apo Bergsoni.
Mendimtarë këta që,shpesh,e qasin çështjen në mënyrë të tërthortë:ata na flasin për besimin kur mendojnë për lirinë,guximin apo veçantinë.
Pra do të na duhet të shkojmë të kërkojmë gjetkë:te psikologë si Boris Cyrulnik apo psikanalistë si Jacques Lacan,
në punime kërkuesish apo pedagogësh, në përvojën e sportistëve, pilotëve të avionëve ushtarakë apo mjekëve të urgjencës,
në fjalët e poetëve apo vegimet e mistikëve të mëdhenj.