Tema të rënda

CHF19.90

Në një përmbledhje esesh dhe tekstesh të tjera, doemos është problem të gjesh një titull adekuat. Gjetja e tij që do të pasqyronte përmbajtjen e librit, është një punë e vështirë për një autor. U hamenda edhe une, dhe në fund u përcaktova për “Tema te rënda”.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Ka stok

0 People watching this product now!
Kategori: , Etiketa: , ,
Përshkrim

Libri: Tema të rënda
Autori: Daut Dauti
Redaktor: Daut Dautti
Recensent: Shpend Vinca

Në një përmbledhje esesh dhe tekstesh të tjera, doemos është problem të gjesh një titull adekuat. Gjetja e tij që do të pasqyronte përmbajtjen e librit, është një punë e vështirë për një autor. U hamenda edhe une, dhe në fund u përcaktova për “Tema te rënda”. “. Nuk ka ndonjë origjinalitet, do të thosha, por më duket një gjetje që mund t’i përgjigjet përmbajtjes. Vite me radhë kam shkruar për tema të përditshme dhe tema më të qëndrueshme ndaj kohës. Shoqëria transicionale sikur është e destinuar të prodhoje tema frymëzuese dhe gjithë ata që merren me gazetari  publicistike janë munduar të japin kontributin e tyre intelektual për sqarimin e fenomeneve dhe zgjidhjen e problemeve.

Një shoqeri si kjo në Maqedoni ka dhe specifikat e veta me natyrën e problemeve, sepse përveç atyre proceseve që janë në kërkim rruge për idealin e një shoqërie  më të përparuar dhe u përkasin të gjithë qytetarëve, janë edhe ato që dalin nga shumëetnia e  shumëfejësia, dallimet e të cilave nuk kanë sjelle vetëm bukurinë e larushisë, por dhe egoizmin ose shpirtngushtësineë qe e kanë nxitur elitat politike që kanë dashur supremacion të shumicës ndaj të tjerëve.