Të flesh në pyll

CHF17.90

Jam i frymëzuar nga ambicia e të qenit dikush që i do njerëzit pa masë dhe dëshiron të bëjë dicka të madhe për to. E ndiej tendosjen e trupit e të nervave të mia. Megjithatë, nuk ndiej as ndonjë dëshirë të madhe dhe as ndonjë zhgënjim që më vjen nga mungesa e dëshirës. Për sa kohë kushtet e mia mendore nuk i gjenden përballë ndonjë magjie apo iluzioni, menjëherë mbushem me shpirtin e një aventurieri që vrapon me ngut drejt një aventure të re.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Only 1 left in stock

0 People watching this product now!
Description

Libri: Të flesh në pyll
Autor: Sait Faik Abasiyanik
Përktheu: Sadedin Limani
Redaktor: Rexhep Hida
Botoi: Shtëpia Botuese Fan Noli
Formati: 14x22cm
Faqe: 290
ISBN: 9789928165244

Jam i frymëzuar nga ambicia e të qenit dikush që i do njerëzit pa masë dhe dëshiron të bëjë dicka të madhe për to. E ndiej tendosjen e trupit e të nervave të mia. Megjithatë, nuk ndiej as ndonjë dëshirë të madhe dhe as ndonjë zhgënjim që më vjen nga mungesa e dëshirës. Për sa kohë kushtet e mia mendore nuk i gjenden përballë ndonjë magjie apo iluzioni, menjëherë mbushem me shpirtin e një aventurieri që vrapon me ngut drejt një aventure të re.

Pastaj, unë mendoj për gjumin tim që do të shkatërrohet përsëri krahas lumturisë së familjes sime që dëshiron dhoma me ngrohje qendrore, një dhomë ndenjeje me mobilie moderne, qe ka një radio që flet dhe filma qe i zënë frymën çdo ëndrre e që shkatërrojnë aventurat e njerëzve në qytet. Jo! Mbase kjo, gjithashtu, është e pamundur.