Strategji të të menduarit, dhjetë këshilla për të menduarit pozitiv

CHF6.00

Studim i hollësishëm që të ndihmon në ndryshimin e mendimeve negative  në pozitive, të mëson si të arrish qetësinë shpirtërore dhe të njofton me dhjetë këshilla të të menduarit.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

S’ka stok

0 People watching this product now!
Përshkrim

Titulli i librit: Strategji të të menduarit, dhjetë këshilla për të menduarit pozitiv
Autor: Ibrahim el-Fekij
Përktheu nga arabishtja: Bunjamin Limani
Redaktor gjuhësor: Arsim Jonuzi
Korrektor: Namir Lapardhaja
Redaktor teknik: Vahid Iljazi
Faqosja & Kopertina: Jusuf Saliu
Botues: Furkan ISM
Shtypi: Furkan Print

Studim i hollësishëm që të ndihmon në ndryshimin e mendimeve negative  në pozitive, të mëson si të arrish qetësinë shpirtërore dhe të njofton me dhjetë këshilla të të menduarit.

Secili njeri ka mundësi të jetë pozitiv (i mirë) në rrethana dhe kushte normale, mirëpo fuqia e vërtetë del në pah atëherë kur njeriu gjendet përpara një sfide nga sfidat e jetës dhe në atë rast mendon pozitivisht.

Mendimtari është ai që prodhon mendimet, mendimet shkaktojnë të menduarit, të menduarit shkakton përqendrimin, përqendrimi shkakton ndjenjat, ndjenjat shkaktojnë sjelljen (veprimet),

sjelljet shkaktojnë rezultatet, rezultatet tregojnë (përcaktojnë) jetën tënde aktuale dhe, nëse me të vërtetë dëshiron ta ndryshosh jetën tënde, atëherë, duhet të ndryshosh botëkuptimin si mendimtar.

Kjo është një pjesë nga hyrja e librit “Strategji të të menduarit”, i cili është libër që jep udhëzime dhe strategji të të menduarit.