BËNI POROSI NË UEBFAQE, RRJETE SOCIALE, VIBER, WHATSAPP DHE EMAIL

POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 60. -CHF (BRENDA ZVICRËS)

POSTA 14.90. -CHF PËR POROSITË JASHTË ZVICRËS

POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 60.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Islamshop
  • Ballina
  • Rreth Nesh
  • Pyetjet e shpeshta
  • Kontakti
  • Produkte Falas
Login / Register
  • ZBRITJE
Menu
Islamshop
0 items / CHF0.00
Browse Categories
  • Produkte të rejaProdukte të reja
  • LibraLibra
  • Libra IslamLibra Islam
  • Bücher DeutschBücher Deutsch
  • Sexhade, Tespih dhe PllakataSexhade, Tespih dhe Pllakata
  • Krema, Vajra dhe DiversesKrema, Vajra dhe Diverses
  • Parfuma dhe ShamponaParfuma dhe Shampona
  • Produktet e Farës së zezëProduktet e Farës së zezë
  • Çajra dhe Uje ZemzemiÇajra dhe Uje Zemzemi
  • MjaltiMjalti
  • Të ndryshmeTë ndryshme
Select category
  • Select category
  • Bücher Deutsch
    • Bücher
    • Hadith
    • Kinderbücher
    • Koran & Tafsir
    • Multimedia Deutsch-Arabisch
    • Sira & Geschichte
  • Çajra dhe Uje Zemzemi
    • Çajra
    • Ujë Zemzemi
  • Deodorant
  • DVD'së
    • Filma Islam, DVD
    • Filma për fëmijë, DVD
  • Falas
  • Krema, Vajra dhe Diverses
    • Diverses
    • Krema
    • Vajra
  • Libra
    • Fjalor
    • Histori
    • Humor
    • Libra për fëmijë
    • Libra xhepi
    • Mjëkësia
    • Motivim dhe Zhvillim
    • Poezi
    • Roman
    • Të ndryshme
  • Libra Islam
    • Fetva
    • Fikh
    • Hadithe
    • Komentimi i Kuranit – Tefsir
    • Komplete Vepra
    • Kuran
    • Libra Islame
    • Libra për Familje
    • Libra për Fëmijë
    • Romane
  • Mjalti
  • Parfuma dhe Shampona
    • Parfuma
    • Shampon
  • Produkte të ndryshme
  • Produkte të reja
  • Produktet e Farës së zezë
  • Sexhade, Tespih dhe Pllakata
    • Kapuq
    • Pllakata
    • Sexhade / Tepih
    • Tespih
  • Zbritje
24/7 (Viber, WhatsApp)

+41 79 469 50 36

0 items / CHF0.00
Sold out
Click to enlarge
Kreu Shop Libra Të ndryshme Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet

Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet

CHF9.90

Shqipëria ç’ka qenë, ç;është dhe ç’do të bëhet është një nga veprat madhore të Rilindjes, manifesti politik e ideologjik i saj. U botua në Bukuresht më 1899, në prag të ngjarjeve të mëdha do të çonin në fitoren e pavarësisë. Për këtë, shqiptarët duhet të ishin të përgatitur, të kishin programin e luftës dhe të ndërtimit të shtetit të ri. Duke përgjithësuar përvojën e gjeratëhershme të lëvizjes kombëtare, kjo vepër e plotësonte më së miri këtë mision. Siç tregon titulli, vepra përbëhet nga tri pjesë.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
https://islamshop.ch/wp-content/uploads/2022/06/Islamshop.mp4
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

S’ka stok

Add to wishlist
0 People watching this product now!
Kategori: Histori, Të ndryshme Etiketa: ç'është, ç'ka qenë, e ç'do të bëhet, Frashëri, Sami, Shqipëria
Share:
  • Përshkrim
Përshkrim

Titulli: Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet
Autor: Sami Frashëri
Përgaditi për shtyp: Metin & Rejnald Lleshi
Kopertina: Arben Çela
Përpunimi grafik: Alba Janaqi
Realizoi botimin: Ali Lleshi

Shqipëria ç’ka qenë, ç;është dhe ç’do të bëhet është një nga veprat madhore të Rilindjes, manifesti politik e ideologjik i saj. U botua në Bukuresht më 1899, në prag të ngjarjeve të mëdha do të çonin në fitoren e pavarësisë. Për këtë, shqiptarët duhet të ishin të përgatitur, të kishin programin e luftës dhe të ndërtimit të shtetit të ri. Duke përgjithësuar përvojën e gjeratëhershme të lëvizjes kombëtare, kjo vepër e plotësonte më së miri këtë mision. Siç tregon titulli, vepra përbëhet nga tri pjesë.

Pjesa e parë

I kushtohet historisë së kaluar të Shqipërisë. Qëllimi i autorit është të provojë se populli shqiptar është nga popujt më të vjetër të Evropës, me një gjuhë nga më të vjetrat e më të bukurat, me kulturë e tradita të pasura, që ka të drejtë të jetojë i lirë në mes të popujve të tjerë dhe kombeve të qytetëruara. Si shumë rilindës të tjerë, Samiu mbron origjinën pelazgjike të popullit shqiptar.

Një vend me rëndësi i jep në këtë pjesë figurës së Skënderbeut dhe epokës së tij. Skënderbeun e cilëson si një burrë që i ka shokët e rrallë në histori, kurse për epokën e tij shkruan se “është m’ë bukur e m’ë bekuar e gjithë kohërave për vendin tënë„, se atëherë i gjithë kombi ishte i bashkuar dhe u nderua në gjithë botën. Kjo është një nga synimet kryesore të veprës; të forcojë te shqiptarët ndërgjegjen dhe krenarinë kombëtare.

Pjesa e dytë

Jep me nota tronditëse një tablo realiste të Shqipërisë pas Tanzimatit. Si janë sot shqiptarët?„-pyet Samiu me shqetësim dhe tregon se gjendja e vendit është e mjeruar nga çdo pikëpamje. Burimin e këtij mjerimi ai e sheh në rradhë të parë te zgjedha e huaj, që e ka lënë vendin në varfëri, padituri, dhe errësirë. “Shqiptarët, – shkruan Samiu, – janë robër të poshtuar(poshtëruar) e t’unjurë, të shkelur e të çpërnderë (turpëruar).

Përshkrimi është edhe më i gjallë në kontrast me të kaluarën, të cilën në përgjithësi autori e idealizon. Ndaj dhe stili bëhet më zemërak, vepra e patriotit vlon nga revolta kundër shtypjes kombëtare. Ata shqiptarë të veshur dikur me “roba të arta„ e të farkëtuar me armët e argjendta të trimërisë, shkruan Samiu, “Janë sot lakuriq, me një këmishë që që s’ka ku ta zërë qeni. Vete edhe zaptija e taksidari, e ngre shkopnë e i rreh duke thirrur: Pagoni! E ku të gjejë i ziu që të paguajë? Atëherë shesin kanë, dhinë, ç’të kenë, edhe gjer në qeramidhet e shtëpisë„.

Vend të rëndësishëm zë analiza që Samiu u bën rreziqeve që i kanoseshin Shqipërisë.

Si gjithë rilindësit, ai mendonte se rreziku i parë Shqipërisë i vinte nga Perandoria Osmane, të cilën Samiu e quante një të vdekur që duhej varrosur sa më parë. Sa më gjatë të mbetej lidhur Shqipëria me këtë perandori të kalbur, aq më keq do të ishte. Shteti osman do të shembej së shpejti dhe Shqipëria mund të groposej në gërmadhat e tij. Rreziku tjetër, mendon Samiu, shqiptarëve u vinte prej lakmive të shovinistëve fqinjë, lakmi që i mbështetnin fuqitë imperialiste.

Rreziqe të mëdha shqiptarëve edhe prej grindjeve e përçarjeve midis tyre, sidomos prej përçarjes fetare, gjithashtu prej padijes, prej mungesës së shkollave shqipe. Këto rrethana i hapnin shteg rrezikut të asimilimit të shqiptarëve prej të huajve.

Pjesa e tretë

Fillon me pyetjen: “A mund të qëndrojë Shqipëria si është? Përgjigjja është, jo„. Në përgjithësi në këtë pjesë Samiu paraqet programin e lëvizjes për të ardhmen e Shqipërisë.

Nga analiza që u bëri rrethanave politike në fund të shekullit XIX, Samiu arriti në përfundimin se rruga e vetme për të shpëtuar nga zgjedha osmane dhe nga rreziku i copëtimit prej shteteve fqinje ishte që Shqipëria të shkëputej nga Turqia menjëherë, para se ajo të shembej dhe shqiptarët të formonin shtetin e tyre të pavarur. Autori mendonte se kjo s’arrihej me lutje, por me rrugën e luftës së armatosur. “Shqiptarët duhet t’i marrin ato që duan me pahir, t’i kërkojnë me fjalë, po të kenë edhe pushkën plot„.

Si mendimtar demokrat dhe iluminist, Samiu parashtron një projekt të gjerë me ide të përparuara për të ardhmen e Shqipërisë. Ai nuk e pranon idenë e monarkisë. Si formë regjimi sipas tij, Shqipëria duhet të ishte republikë parlamentare që do të kishte në krye një pleqësi. Kushtetuta e shtetit të ardhshëm shqiptar që propozonte Samiu, përshkrohet nga fryma demokratike. Ideali i tij për këtë shtet ishte ideali i një demokracie borgjeze. Si shprehës i pikëpamjeve të klasës së re të borgjezisë, ky ishte një ideal i përparuar për kohën, sepse ai i kundërvihej shtetit despotik osman.

Shumë i guximshëm e i përparuar për kohën ishte projekti i Samiut edhe për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit. Ai kërkonte të ngrihej një industri kombëtare, të mëkëmbej bujqësia, të zhvillohej komunikacioni automobilistik dhe hekurudhor, të forcohej mbrojtja etj. Vëmendje të veçantë Samiu i kushtonte zhvillimit të arsimit e të kulturës shqiptare. Si gjithë rilindësit, ai kishte bindjen se ajo që u duhej më shumë shqiptarëve ishte dituria. Për përhapjen e saj ai kërkonte një sistem arsimi të përgjithshëm e të detyrueshëm për të gjithë, djem e vajza. Arsimin e donte në gjuhën amtare shqipe dhe shkolla të ishte laike, e shkëputur nga kisha e xhamia, një shkollë që të shërbente si vatër diturie dhe atdhetarizmi.

Samiu ëndërronte Shqipërinë me shkolla të të gjitha kategorive, me universitet (“gjithëmësime„ siç e quante ai), me akademi të shkencave, muzeume e biblioteka.

Siç shihet, në veprën “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhet„ gjeti shprehje mendimi shqiptar më i përparuar politiko-shoqëror i kohës. Me këtë vepër Samiu u bë ideologu më i shquar i lëvizjes kombëtare shqiptare. Vepra e tij është një traktat politiko-shoqëror, megjithatë ajo ka vlera të mëdha stilistike, një gjuhë e gjallë, e shprehëse. Stili i prozës së Samiut është energjik, herë polemist, herë fshikullues e herë me patos thirrës e mobilizues. “O burrani o shqiptarë ! Zihuni me të dy duart në besë, në lidhje e në bashkim, se kjo do t’ju shpëtojë!„

Fraza e Samiut është e qartë, me mjete gjuhësore plot ngarkesë emocionale. Mbasi ka parashtruar krejt programin e tij, ja si e mbyll veprën; “Ja qëllimi ynë! Ja puna jonë e shenjtëruarë! Ja besa jonë! Në mes të shqiptarëve të vërtetë s’ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër, të gjithë një trup, një mendje, një qëllim një besë!„

Kjo vepër solli një ndihmesë të madhe për pasurimin e gjuhës letrare shqipe dhe për formimin e stilit publicistik. Samiu vdiq në Stamboll më 1904, i përndjekur nga autoritetet dhe i respektuar nga populli dhe opinioni përparimtar.

Produkte të afërt

Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Shqipëria, odiseja e pabesueshme e një populli parahelen (Historia dhe gjuha)

CHF21.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Lumo Skëndo dhe themelimi i revistës Diturija

CHF69.90
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Në fenë e të parëve

CHF22.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Sekreti i harruar

CHF10.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Koncepte dhe sisteme bashkëkohore

CHF10.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Alkooli dhe marihuana – drejt kokainës, heroinës e prostitucionit

CHF10.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Udhëpërshkruesi i Endelusit

CHF6.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Si të arrihet suksesi

CHF22.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

200 Sekretet e suksesit

CHF9.90
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Më pak stres, si ti jepni fund tmerrit dhe ta jetoni jetën plotësisht

CHF16.90
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Prej kalit të bardhë deri te rrugaçëria partiake

CHF10.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Rrëfime islame në psikoterapi

CHF6.90

Dërgesa të lira.

Vetëm 10CHF për çdo porosi.

24/7 Mbështetje.

Në çdo kohë në kanalet tona.

Pagesa Online.

Pagesa online direkt në platformë.

Dërgim i shpejtë.

Pranim të porosive në kohë rekord.

  • MENU
    • Ballina
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Impressum
    • Rregullorja (AGB’s)
    • AGB’s (Deutsch)
  • DYQANI
    • Llogaria ime
    • Lista dëshirave
    • Krahasime
    • Shporta
  • KATEGORITË
    • Libra
    • Libra Islam
    • Bücher Deutsch
    • Sexhade, Tespih
    • Krema, Vajra
    • Të ndryshme
  • PARTNERËT
    • Drita TV
    • RTV Islam
SHKARKONI APLIKACIONIN:
Developed by Excomm - Composing Experience.

Icons made by Freepik and Icons8.

Sistemi i pagesave:
Sistemi i transportit:
Rrjetet sociale:

  • Menu
  • Categories
  • Produkte të rejaProdukte të reja
  • LibraLibra
  • Libra IslamLibra Islam
  • Bücher DeutschBücher Deutsch
  • Sexhade, Tespih dhe PllakataSexhade, Tespih dhe Pllakata
  • Krema, Vajra dhe DiversesKrema, Vajra dhe Diverses
  • Parfuma dhe ShamponaParfuma dhe Shampona
  • Produktet e Farës së zezëProduktet e Farës së zezë
  • Çajra dhe Uje ZemzemiÇajra dhe Uje Zemzemi
  • MjaltiMjalti
  • Të ndryshmeTë ndryshme
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Pyetjet e shpeshta
  • Kontakti
  • Wishlist
  • Compare
  • Login / Register
Shopping cart
close

Sign in

close

Lost your password?
Or login with
Facebook
Google

No account yet?

Create an Account

Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet

CHF9.90

S’ka stok

Compare
Add to wishlist
  • CHF
  • EUR
Shop
Wishlist
0 items Cart
My account