Shënime të pamjaftueshme

CHF7.90

“Shënime të pamjaftueshme”,ky vëllim poetik i radhës,reflekton vazhdimësi dhe pjekuri estetike,poetike e filozofike të poetit.
Emërtimi i përmbledhjes shenjon një modesti madhështore,për faktin se vetë poeti keto “shënime” i kundron si të pamjaftueshme
për ta përfaqur ndjenjën dhe mendimin origjinal.Kjo, mbase, për arsye se kur përjetimi a mendimi derdhet në shënim a shkrim,
apriori përjetohet njëfarë kufizimi semantik nga vetë detyrimi për t’iu nënshtruar domethënieve konvencionale të gjuhës dhe kulturës.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Ka stok

0 People watching this product now!
Përshkrim

Autor: Imer Topanica

Imer Topanica është ndër poetët e gjeneratës së re i cili ka arritur të etablohet në mesin e lexuesve shqiptarë e spare.
Racionalizimi i çdo përmase të qenies njerëzore ka bërë që tash e sa dekada vendin e poezisë ta zënë zhanret e tjera letrare,sidomos romani.
Me këtë fenomen ballafaqohet më fort bota e industrisë çka, edhe sipas kritikëve të letërsisë,po ndikon varfërimin e imagjinatës
dhe të shijes estetike të lexuesve.Kjo gjendje ende s’e ka vërshuar shoqërinë shqiptare falë krijimtarisë
dhe prurjeve të poetëve siç është Imeri.Përmbledhja e tij e parë poetike prek sfera tejet të ndjeshme të njeriut si dhe, rrjedhimisht,
te lexuesi krijon një gjendje Shpirtërisht të iluminuar që madje e shtyn të depërtojë në horizonte më të thella të qenies vetjake.