Poezia dhe vdekja
CHF7.90
Letërsia shqipe në Kosovë, edhe katërmbëdhjetë vjet pas çlinimit të vendit, ka mbetur në giendje kolapsi, pa shenja të konsolidimit në asnjërin nga treguesit që do ta provonin konsolidimin e saj në rrethanat e reja kulturore e shoqërore, ku ajo do të dëshmohej me përmbajtje artistike identifikuese për realitetin e ri dhe do të kënaqte shijet estetike të një publiku të ri. Për giithë këto vite, nuk është botuar pothuajse asnjë vepër letrare që do te ishte domethënëse për identitetin e ri të këtij vendi dhe eventualisht për përshkrimin e rrugës së vështirë nëpër të cilën është realizuar ky fat i ri i njerëzve të tij.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Only 1 left in stock
Libri: Poezia dhe vdekja
Autor: Milazim Krasniqi
Botoi: Logos A
Formati: 15x21cm
Faqe: 80
Shtypi: Focus Print, Shkup
ISBN: 9789989586415
Letërsia shqipe në Kosovë, edhe katërmbëdhjetë vjet pas çlinimit të vendit, ka mbetur në giendje kolapsi, pa shenja të konsolidimit në asnjërin nga treguesit që do ta provonin konsolidimin e saj në rrethanat e reja kulturore e shoqërore, ku ajo do të dëshmohej me përmbajtje artistike identifikuese për realitetin e ri dhe do të kënaqte shijet estetike të një publiku të ri. Për giithë këto vite, nuk është botuar pothuajse asnjë vepër letrare që do te ishte domethënëse për identitetin e ri të këtij vendi dhe eventualisht për përshkrimin e rrugës së vështirë nëpër të cilën është realizuar ky fat i ri i njerëzve të tij.
Për giithe keto vite nuk është konsoliduar ndonjë brez shkrimtarësh, që do te identifikoheshin me ndonjë koncept estetik të formësuar, që të gjurmonin hapësira të reja tematike e qasje të reja estetike. Për githë këto vite nuk ka pasur asnjë përmirësim të pozitës së shkrimtarëve në rrethanat e reja të jetës kulturore e shoqërore. Prandaj, letërsia shqipe në Kosovë sot nuk është një “letërsi në rrezik” (sintagma legjendare e Cvetan Todorovit), por një letërsi drejt zhdukjes. Edhe pse konsolidimi i identitetit shtetëror të Kosovës në shumë aspekte është evident, ai nuk ka përfshire brenda vetës konsolidimin e letërsisë shqipe dhe as të ndikimit të saj estetik, kulturor, etik dhe shpresëdhënës në njerëzit e këtij vendi, të cilët duke qenë se kanë përjetuar një traumë të rëndë, kanë pasur dhe kanë nevojë për një mesazhin fisnikërues e shpresëdhënës të letërsisë.