Përmbysja e “komunizmit”
CHF17.90
Përmbysja e komunizmit eshtë nje nga momentet e jashtëzakonshme në historinë shqiptare, e inkuadruar brenda historisë europiane të Europës Lindore. Eshtë një nga ngjarjet që na bën europianë, eshtë një nga ngjarjet që na lidh me Europën. Pak a shume, përmbysja e komunizmit në Shqipëri ishte, mbi të gjitha, dhe kjo eshtë teza themelore e profesor Pëllumbit, derivat i zhvillimeve në Europën Qendrore, Lindore dhe në ish-Bashkimin Sovjetik.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Vetëm 1 stok
Titulli: Përmbysja e “komunizmit”
Origjinali: Përmbysja e “komunizmit”
Autori: Servet Pëllumbi
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2015
Faqe: 206
ISBN: 978-9928-190-XXXX
Një nga ngjarjet më të ndërlikuara të epokës së pas Luftës së Dytë Botërore, është ajo e përfundimit të “Luftës së Ftohtë” midis dy kampeve të kundërta që solli përmbysjen e komunizmit. Kjo kërkon studime shumë dimensionale, shqyrtime solide arkivore dhe angazhim të shumë studiuesve nga fusha të ndryshme. Qëllimi im është tepër modest:
Së pari, të analizoj disa çështje dhe ide që vazhdojnë të jenë objekt diskutimesh e debatesh lidhur me përmbysjen e “komunizmit”, me faktorët që e përcaktuan këtë, me nevojën e dallimit të “krimeve të komunizmit” nga aspekti ideologjik i problemit, apo me tiparet e përgjithshme të këtij fenomeni dhe me veçoritë e procesit të “Përmbysjes së Madhe” në secilin vend ish-socialist. Në këtë rrafsh, mendoj se është e rëndësishme që të dallohet ideja socialiste (komuniste), që historikisht ka lindur njëkohësisht me idenë apo filozofinë e liberalizmit, nga regjimi konkret socialist, që njihet ndryshe dhe si modeli sovjetik i socializmit. Në këtë kuptim, ajo që u përmbys pas rënies së “murit të Berlinit” (1989), ishte pikërisht kjo formë konkreto-historike e socializmit, por jo ideja socialiste (komuniste), që si e tillë, gjithsesi ruan vlerat e veta historike dhe mbase pret të zhvillohet më tej. Kjo është arsyeja pse termi komunizëm shpesh vihet brenda thonjëzave.
Së dyti, në librin e titulluar “Përmbysja e “komunizmit”, nga distanca prej një çerek shekulli bëhen përpjekje për të analizuar tiparet dhe veçoritë e revolucioneve demokratike që përmbysën rendin e dështuar ekonomiko-shoqëror në vendet ish-socialiste, duke filluar nga Bashkimi Sovjetik dhe deri te Shqipëria. Konkretisht ajo që ndodhi në Shqipëri 25 vjet më parë edhe pse më vonë se në vendet e tjera, tregon lidhjen dhe bashkëveprimin e asaj që ndodhi tek ne me tërësinë e procesit që po ziente në Kampin socialist “të kapur në grackë nga dogma”(Steve Jobs). Edhe pse “Socializmi shqiptar” kishte gati 30 vjet që e shihte veten jashtë këtij kampi, koha provoi se vuante nga të jetuarit me “rezultatet e mendimit të të tjerëve”. Kjo ka qenë përcaktuese për strukturën e këtij botimi.