Perceptimi i identitetit kombëtar dhe fetar te shqiptarët e Turqisë dhe të Maqedonisë – studim psiko-social

CHF14.90

Ky hulumtim që është realizuar në lëmin e psikologjise së fesë, temë të studimit të vet ka “hulumtimin dhe analizimin e perceptimeve të shqiptarëve të Turqisë dhe të Maqedonisë në lidhje me identitetin social dhe atë fetar (fetarësinë)”. Marrja në shqyrtim apo trajtim të këtij punimi me metodat e psikologjise sociale, është bërë për arsye se kjo temë bën pjesë edhe në psikologjinë sociale edhe në atë fetare. Në veçanti, në aspektin metodologjlk duhet bërë analizimin dhe përshkrimin e ngjarjeve ashtu siç janë dhe duhet realizuar në aspektin psikologjik dhe metodat shkencore.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Only 1 left in stock

0 People watching this product now!
Description

Libri: Perceptimi i identitetit kombëtar dhe fetar te shqiptarët e Turqisë dhe të Maqedonisë – studim psiko-social
Autor: Musa Musai
Botoi: Logos A
Shtypi: Focus – Shkup
Formati: 17x24cm
Faqe: 200
ISBN: 9989581835

Ky hulumtim që është realizuar në lëmin e psikologjise së fesë, temë të studimit të vet ka “hulumtimin dhe analizimin e perceptimeve të shqiptarëve të Turqisë dhe të Maqedonisë në lidhje me identitetin social dhe atë fetar (fetarësinë)”. Marrja në shqyrtim apo trajtim të këtij punimi me metodat e psikologjise sociale, është bërë për arsye se kjo temë bën pjesë edhe në psikologjinë sociale edhe në atë fetare. Në veçanti, në aspektin metodologjlk duhet bërë analizimin dhe përshkrimin e ngjarjeve ashtu siç janë dhe duhet realizuar në aspektin psikologjik dhe metodat shkencore.

Studimi ynë, aq sa është temë që e intereson psikologjinë sociale po aq është pjesë e psikologjisë së religjionit. Për arsye se në mesin e tematikave qe i studion psikologjia e fesë bëjnë pjesë çështjet se kush janë njerëzit, cilat janë besimet e tyre, e në veçanti ndikimi i fesë në identitetin social të tyre dhe mënyra e ndikimit të fesë në jetën sociale.