Perandoria Osmane
CHF14.90
Në kohën e themelimit të tij, në fillim të shekullit XIV, shteti osman ishte principate e vogël në kufijtë e botës islamike, përkushtuar gazit, luftës së shenjtë kunder krishterimit të pabesë. Ky shtet kufitar i parëndesishëm gradualisht pushtonte dhe përvetësonte territoret e mëparme të Bizantit në Anadoll dhe në Ballkan, ndërsa me pushtimet e tokave arabe më 1517 u be shteti më i fuqishëm në botën islamike. Deri në sundimin e Sylejmanit i (1520-1566) sukseset ushtarake të vazhdueshme në një trevë që shtrihej nga Evropa Qendrore deri në Indinë Oqeanike, i kishin dhënë Perandorisë Osmane statusin e një fuqie botërore; por në luftërat e gjata të shekullit XVII ekuilibri u kthye në të mirë të Evropës.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Only 1 left in stock
Libri: Perandoria Osmane
Autor: Halil Inalxhik
Botoi: Logos A
Formati: 15X21cm
Faqe: 448
ISBN: 9989583382
Shtypi: Focus, Shkup
Në kohën e themelimit të tij, në fillim të shekullit XIV, shteti osman ishte principate e vogël në kufijtë e botës islamike, përkushtuar gazit, luftës së shenjtë kunder krishterimit të pabesë. Ky shtet kufitar i parëndesishëm gradualisht pushtonte dhe përvetësonte territoret e mëparme të Bizantit në Anadoll dhe në Ballkan, ndërsa me pushtimet e tokave arabe më 1517 u be shteti më i fuqishëm në botën islamike. Deri në sundimin e Sylejmanit i (1520-1566) sukseset ushtarake të vazhdueshme në një trevë që shtrihej nga Evropa Qendrore deri në Indinë Oqeanike, i kishin dhënë Perandorisë Osmane statusin e një fuqie botërore; por në luftërat e gjata të shekullit XVII ekuilibri u kthye në të mirë të Evropës.
Pushteti osman shënoi rënie, kurse me njohjen e superioritetit perëndimor në shek. XVIII, Perandoria u bë politikisht dhe ekonomikisht e varur nga Evropa. Më në fund, ekzistenca e vazhdueshme dhe shkatërrimi i mundshëm i Perandorisë u bë problem i politikës së Evropës, e a.q “Çështja e Lindjes”. Jeta politike osmane vazhdoi deri me 1920 nën tutelën evropiane.