Nga fillimi në fund – Volumi 3
CHF17.90
Me një fjalë gjithcka që përbën kronikën e një kohë, dhe të mbesnin vetëm tre librat me publicistike të Preç Zogajt, “Rënia e zgjedhjeve”, “Vera e përjetshme” dhe “Lufta jocivile”, nuk do të kishte nevojë për asgjë tjetër për të zhvarrosur pjesën e parë të tranzicionit makthian të Shqipërisë.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Vetëm 1 stok
LIbri: Nga fillimi në fund – Volumi 3
Autor: Preç Zogaj
Botoi: UET Press
Korrektura: Albana Bogdani dhe Luljeta Nelallahi
ISBN: 9789928236357
Sikur një ditë nga Shqipëria e viteve ’90 të shekullit XX të zhdukej gjithçka: kioskat e paligjshme, mitingjet e Berishës, albumet e Miss Albania-s apo Miss Shgiperisë, trafiku i klandestineve, raportet e “Deloitte & Touche” mbi piramidat, procesverbalet e gjyqit të Vehbiut e Sudes, ironitë e Fatos Nanos, arkivi i gazetës “Koha Jonë” e “Albania” revoltat e Jugut, protokollet e qeverisë, kronikat për inspektimin e rrugëve nga kryeministri Meta, partitë ish-komuniste dhe antikomuniste, fotografitë e kryeministrit Majko me Bill Klintonin, eksodi, takimet e ambasador(es) itamerikan(e) për zgjedhjet, me një fjalë gjithcka që përbën kronikën e një kohë, dhe të mbesnin vetëm tre librat me publicistike të Preç Zogajt, “Rënia e zgjedhjeve”, “Vera e përjetshme” dhe “Lufta jocivile”, nuk do të kishte nevojë për asgjë tjetër për të zhvarrosur pjesën e parë të tranzicionit makthian të Shqipërisë.
Në Shqiperinë e gazetave-mitingjeve dhe “ikjeve”, librat kanë kohë që kalojnë pa u vëne re. Preç Zogaj, si të gjithë ata që i shkruajnë ndoshta, duhet të mësohet ta vuajë këtë indiference të ditëve tona. Në të vërtetë nuk janë të rinj këa tituj. Edhe pse janë shkruar për ngjarje që kanë ndodhur jo shumë kohë më parë dhe me personazhe që janë ende protagonistët e kronikës së ditës, librat e Preç Zogajt janë objekt i një rivlerësimi aktual. Kështu, nëse ditën e firmosjes së marrëveshjes së 9 marsit Zogaj kishte ndjesinë se klasa politike ishte “plakur”, kjo ndjesi rezulton e vërtetuar tre vjet me pas, kur ezaurimi i përsonazheve dhe alternativave politike është bërë tashmë i plotë, duke filluar nga të djathtët deri te të majtët, nga të rinjtë te të vjetrit, nga të moderuarit te konservatorët, nga forcat tradicionale tek ato të rejat. Tani që askush “nuk ka ngelur pa i provuar”, siç thotë kryetari i PS-së, Fatos Nano, vjetrimi i klasës politike pranohet gjerësisht.