Nga fillimi në fund – Volumi 2
CHF19.90
Duke zgjedhur t’i japë të drejtë gjithnjë koha, por asnjëherë bashkëkohësit, Zogaj ka më shumë “mike” të vërtetën e tij, para gjithë të tjerave. Dhe duke e ditur që do t’i shkaktojë gjithnjë problem. Këto probleme i ka provuar shumë herë. Qëkurse ngeli pa u bërë deputet në zgjedhjet e 22 marsit se pse kundërshtoi Berishën, dhe që u pasuan me pesë vjet opozite traskapitëse, deri aty sa “dikush do të gjendej për të paguar kafen e përditshme apo një makinë do të ndalonte në rrugë për ta shpënë deri në shtëpi.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Vetëm 1 stok
Libri: Nga fillimi ne fund – Volumi 2
Autor: Preç Zogaj
Botoi: UET Press
Duke zgjedhur t’i japë të drejtë gjithnjë koha, por asnjëherë bashkëkohësit, Zogaj ka më shumë “mike” të vërtetën e tij, para gjithë të tjerave. Dhe duke e ditur që do t’i shkaktojë gjithnjë problem. Këto probleme i ka provuar shumë herë. Qëkurse ngeli pa u bërë deputet në zgjedhjet e 22 marsit se pse kundërshtoi Berishën, dhe që u pasuan me pesë vjet opozite traskapitëse, deri aty sa “dikush do të gjendej për të paguar kafen e përditshme apo një makinë do të ndalonte në rrugë për ta shpënë deri në shtëpi. Kur për një kompromis të vogël me vetën dhe të tjerët ishte para portës së posteve. Rasti më i funditi kësaj tendence që është bërë rrugë: largimi spektakolar nga kabineti i kryeministrit llir Meta për arsye ekzaktesisht të njëjta (cfarë duhet të mendojmë kur shohim se bëjnë”prokopi” në politike si deputetë e ministra apo lart e më poshtë, njerëz që ta mbushin mendjen ose jo, kurse për Preç Zogain pushteti, në kuptimin e posteve, mbetet larg ose jo në përputhje me mundesitë politike që zotëron?).
Ndoshta Zogaj ka zgjedhur rrugën e vështirë të emancipimit të mjedisit politik, me aq sa mund ta bëjë këtë një person që ka në dorë të paktën penën, duke sakrifikuar pikërisht këtë”prokopi”. E sigurt është që kjo zgjedhje për të ka qenë koshiente dhe për më tepër ka respektuar natyrën e tij. Sepse, mesa duket, ai bën pjesë tek ajo kategori njerëzish që janë “individe” dhe pikërisht për këtë nuk mund të bëhen dot frymë. Êshtë po aq e sigurt se ecja përpara e mjedisit ku ata militojnë sigurohet vetëm prej këtyre lloj personash. Prec Zogaj është në kërkim të Shqipërisë së tij dhe ndoshta të qenët poet e bën të besojë që sa më shumë ajo vonon të shfaqet dhe të dëshmojë se ekziston, ai të besojë aq më shumë se ajo do te vijë ose te paktën do të shfaqet.