Titulli: Monumentet Islame në muftininë e Gostivarit
Autorë: Sherafedin Kaso
Recensues: Qufli Osmani
Redaktor: Xhevat Ebibi
Korrektor: Prof. Zabedin Huseini
Konsultant për kapitullin e Xhamive: H. Besir ef. Imeri, H. Jakup ef. Jakupi
Radhitja kompjuterike: Omer Osmani
Redaktor teknik dhe dizajni: Jusuf Saliu
Botues: Muftinia e Bashkësisë Islame e Gostivarit
Shtypi: Print Ism
Ky libër për nga përmbajtja e tij është i pari i këtij lloji ndër ne, dhe mu për këtë ka një rëndësi të veçantë sepse në të përfshihen të gjitha objektet fetare që janë nën juridiksionin e Muftinisë së Gostivarit. Bën fjalë edhe pse xhamitë, respektivisht për monumentet fetaro-kulturore në Gostivar, që në mënyrë të pamëshirshme u shkatërruan nga dora e zezë e sistemit monist, e me të cilat dikur krenohej ky qytet, siç është Xhamia e Parë e Çarshisë e cila ka qenë te parku i qytetit, Xhamia e Jurisë e cila ka qenë te pazari i vogël, për të cilat gjeneratat e tanishme fare pak kanë njohuri. Po ashtu, në të përmendën edhe shumë personalitete fetare, të cilët kanë lënë gjurmë në historinë tonë e që shumë pak dijmë për ta.
Me një fjalë ky libër jo vetëm që është një letërnjoftim i objekteve fetare të Gostivarit dhe rrethinës, por njëherit është burim i pasur me të dhëna për të kaluarën e këtij qyteti krenar i cili shtrihet në shpatiet e Malit Sharr dhe Malit të Thatë.