Më afër nga sa mendoni
CHF14.90
Një guidë e thjeshtë për t’u lidhur me të dashurit në anën tjetër. Autorja flet me një zë të sigurt, me një ndjenjë humori dhe urtësie se si mund të përballohen humbjet e dhimbshme. Pavarësisht pikëllimit, ajo këmbëngul dhe beson se të dashurit tanë komunikojnë me ne në mënyra të ndryshme dhe na ndihmojnë edhe pasi ata vdesin.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Ka stok
Libri: Me afer nga sa mendoni
Autor: Debora Heneghan
Botoi: OMBRA GVG
ISBN: 9789928060853
Autorja flet me një zë të sigurt, me një ndjenjë humori dhe urtësie se si mund të përballohen humbjet e dhimbshme. Pavarësisht pikëllimit, ajo këmbëngul dhe beson se të dashurit tanë komunikojnë me ne në mënyra të ndryshme dhe na ndihmojnë edhe pasi ata vdesin. Nuk munda t’i ktheja faqet shpejt e shpejt e pa u përqëndruar për të lexuar histori të mrekullueshme të personaliteteve të njohur ose jo, të cilët kanë marrë mesazhe, apo faktin se si një baba i vdekur tërhoqi të birin, një njeri i famshëm, jashtë një makine që po digjej. Mrekullitë ndodhin dhe ne vazhdojmë me brengën dhe dhimbjen e personave që kemi dashur e kemi humbur. Heneghan parashikon se ekziston një zë i së vërtetës dhe një frymëzim për ta trajtuar mjerimin, për ta pranuar jetën ashtu siç vjen dhe të keni besim në lidhjen dhe komunikimin tuaj të vazhdueshëm me një të dashur që keni humbur. Dhjetë gjërat e saj thelbësore bazohen në udhëzimet për shërimin e vetvetes dhe ndihmën që duhet t’i japim edhe të tjerëve gjatë kësaj rruge. Ky libër nuk është një thirrje për të shëruar pikëllimin, por një festë jete e dashurie në të gjitha sferat dhe unë personalisht i jap dhjetë yje.