Mbi durimin e te urtit
CHF9.90
Duke i shkruar këto dialogje filozofike , Seneka e fut veten në hullinë e një tradite të gjatë, ku kryeveprat e Platonit janë për ne shembujt njëherësh më të hershëm e më të përkryer. Në këtë traktat, Seneka rreket t’i përligjë “bashkëbiseduesit” të vet, Serenusit, një paradoks stoik, sipas të cilit “të Urtin nuk e prek as padrejtësia, as fyerja”, dhe nëpërmjet kësaj, që ta bindë të Urtin të ecë ende më tutje në një udhë ku siç duket Serenusi është futur që prej pak kohësh.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Ka stok
Libri: Mbi durimin e te urtit
Autori: Seneka
Botoi: Pema
Duke i shkruar këto dialogje filozofike , Seneka e fut veten në hullinë e një tradite të gjatë, ku kryeveprat e Platonit janë për ne shembujt njëherësh më të hershëm e më të përkryer. Në këtë traktat, Seneka rreket t’i përligjë “bashkëbiseduesit” të vet, Serenusit, një paradoks stoik, sipas të cilit “të Urtin nuk e prek as padrejtësia, as fyerja”, dhe nëpërmjet kësaj, që ta bindë të Urtin të ecë ende më tutje në një udhë ku siç duket Serenusi është futur që prej pak kohësh.
Marrësi në këtë dialog duket se është ende në hapat e parë të konvertimit në stoicizëm, siç e dëshmojnë këtë hapja e dialogut dhe ngurrimet e shumta që autori ia mvesh mikut të vet të ri. Në veçanti, ky mik s’arrin ta pranojë idenë sipas së cilës ky i Urtë stoik do të rrinte i pacenuar nga ajo që e prek aq fort. Në fakt, në atë kohë ai është prefekt i rojave të Neronit, dhe nga ana tjetër, në shërbim të dashurive të perandorit dhe të dashnores së këtij të fundit, Akte: kjo pozitë e veçantë nuk është se s’i shkaktoi ca kokëçarje…