Lypsiqarët e Shkupit

CHF14.90

Pra, njeriu s’ka pse mos t’i besojë asaj që sot e kësaj dite shkupjanët e rrëfejnë e që ka të bëjë me letrën që nëpërmjet Dullës, disa shkupjane ia kishin derguar Ismail Qemalit në Vjenë, ku ky kishte ikur nga burgu i përjetshëm i Stambollit. Sipas asaj qe rrëfejnë qytetarët e këtushëm, në letrën e tyre ata kishin shkruar vetëm disa rreshta: “O Ismail Oemali, nuk ka Shkup pa Shqypni e as Shqypni pa Shkup. Prandaj, hajde be burrë e kurdise atë Shqypni këtu prej Shkupi, se do bojsh gabim t’madh në koftë se flamurin do e ngresh n’Vlone e jo te Kalaja e Shkupit, se kështu do e biesh punën çi Shqypnia t’ndrydhet e t’mblidhet aq sa s’ta merr mendja. Kemi bo llaf me vet t’afërmit e Sulltanit dhe na kan thonë se ishte ç’na ishte, tashti nuk kemi mo hasmi dhe bonja ni dovlet sa ma t’madh e sa ma t’xhond. Bar juve t’ju shohim rahat e mirë, mbasi përhere na ndejtët n’besë, e nuk na e kthyet kurrizin!”

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Only 1 left in stock

0 People watching this product now!
Description

Libri: Lypsiqarët e Shkupit
Autor: Kim Mehmeti
Botoi: Logos A
Shtypi: Focus – Shkup
Formati: 14x20cm
Faqe: 264
ISBN: 9789989584244

Më në fund, në këtë Ballkan, ku edhe librat e historisë shkruhen sipas thashethemëve të njerëzve, ku edhe historitë e popujve, ndryshojnë çdo kater viet nga një hërë, varësisht nga bindjet e sunduesit që dreiton popullin apo shtetin, me asgjë nuk të demton besimi në bëmat që i përshkruheshin Dulles, babait të Fazilesë e të Sylës e të cilat nuk mund të argumentohen as me dëshmitarë, as me dokumente të shkruara.

Pra, njeriu s’ka pse mos t’i besojë asaj që sot e kësaj dite shkupjanët e rrëfejnë e që ka të bëjë me letrën që nëpërmjet Dullës, disa shkupjane ia kishin derguar Ismail Qemalit në Vjenë, ku ky kishte ikur nga burgu i përjetshëm i Stambollit. Sipas asaj qe rrëfejnë qytetarët e këtushëm, në letrën e tyre ata kishin shkruar vetëm disa rreshta: “O Ismail Oemali, nuk ka Shkup pa Shqypni e as Shqypni pa Shkup. Prandaj, hajde be burrë e kurdise atë Shqypni këtu prej Shkupi, se do bojsh gabim t’madh në koftë se flamurin do e ngresh n’Vlone e jo te Kalaja e Shkupit, se kështu do e biesh punën çi Shqypnia t’ndrydhet e t’mblidhet aq sa s’ta merr mendja. Kemi bo llaf me vet t’afërmit e Sulltanit dhe na kan thonë se ishte ç’na ishte, tashti nuk kemi mo hasmi dhe bonja ni dovlet sa ma t’madh e sa ma t’xhond. Bar juve t’ju shohim rahat e mirë, mbasi përhere na ndejtët n’besë, e nuk na e kthyet kurrizin!”

Kuptohet, kot e keni këtë letër ta kërkoni nëpër arkivat e botës, ngagë deri më tani, ajo nuk është gjetur askund edhe pse shumë shkupjanë që nuk jetojnë më, u ishin betuar nipërve të tyre se e kishin parë me sytë e tyre dhe e kishin lexuar. Megjithatë, asnjë historian serioz nuk e ka përmendur këtë letërkëmbim mes shkupjanëve dhe Ismail Qemalit, që ngriti flamurin shqiptar në Vlore dhe shpalli pavarësinë e Shqiperisë, me giysmë Shqipërie më shumë të mbetur jashtë kufljve.