Kronikë kohe 5 – sendërtimi i vështirë i rendit demokratik – Fundi i tranzicionit demokratik (viti i zi 26 maj 1996 – 29 qershor 1997)
CHF24.90
Rebelimi i armatosur në Jug të Shqipërisë (që rrëzoi “pushtetin e malokieve” në Tiranë, më 9 mars 1997), mbajtja e Sali Berishës si president-kukull deri në zgjedhjet e 29 qershorit 1997 ishin hallka të një zinxhiri të lidhur c tẽ kurdisur brenda e jashtë Shqipërisë. Të gjitha këto shënuan fundin e tranzicionit shpresëdhës demokratik në Shqipëri dhe “fillimin e përligjur” të një epoke tjetër, të asaj të revanshizmit social-komunist.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Vetëm 1 stok
Libri: Kronikë kohe 5 – sendërtimi i vështirë i rendit demokratik – Fundi i tranzicionit demokratik (viti i zi 26 maj 1996 – 29 qershor 1997)
Autor: Abdi Baleta
Redaktoi: Lindita Baleta
Botoi: Alsar
ISBN e setit: 9789928397195
Periudha e quajtur e tranzicionit të pasigurtë e të rrëmujshëm demokratik në Shqipëri përfundoi shumë shpejt (1991-1997) dhe me pasoja shumë të rënda për demokracinë, për shoqërinë e për shtetin shqiptar. Pushteti i Partisë Demokratike u tregua krejtësisht i paaftë dhe i pavendosur për të konsoliduar pozitat e veta të siguruara me fitoren e bujshme në zgjedhjet e parakohshme të 22 marsit 1992, për të ndërtuar e forcuar një shtet ligjor, për të garantuar interesat e liritë e gytetarëve dhe mbrojtur të drejtat kombëtare. Dështimin e parë të rënde ky pushtet e pësoi më 6 nëntor te vitit 1994, kur votuesit shqiptarë të thirrur të merrnin pjesë në një referendum të paligjshem për miratimin e një projektkushtetute antidemokratike, e hodhën poshtë këtë projekt për një pushtet personal autokratik berishian. Dështimi i dytë i madh ndodhi në zgjedhjet e para pluraliste, që i organizonte në afatin ligjor pushteti i PD-së, më 26 maj 1996. Atë ditë u minuan seriozisht themelet e demokracisë zgjedhore në Shqipëri, që janë gërryer pa pushim qysh atëherë e deri sot. Kazmën e parë për të shembur themelet e demokracisë zgjedhore e nguli Partia Socialiste opozitare në mesditën e datës së votimeve, kur tërhoqi komisionerët e saj nga komisionet e votimit në mënyre skandaloz që të shkaktonte rrëmujë në vend. Kazmën e dytë e nguli Partia Demokratike në pushtet që rrembeu si e babëzitur votat në mënyrë të paligjshme, sa alarmoi seriozisht faktorët ndërkombëtare. Pas 26 majit 1996 Shqipëria hyri në spiralet e njëpasnjeshme, tejet të rrezikshme, të dështimit të demokracisë në terësi që çuan në rrëzimin me dhunë të pushtetit të PD-së, e cila faktikisht ua dorëzoi këtë pushtet opozitës socialiste dhe komiteteve rebele të shpëtimit publik me marrëveshjen famëkeqe të “pajtimit kombëtar” më 9 marsit 1997. Ky dorëzim pushteti për ironi u sanksionua me një farsë zgjedhore, tipike për përmbylljen e një grushti shteti me 29 qërshor 1997. Këto etapa të shembjës së demokracisë u favorizuan nga një lojë shumë e fëlliqur për dështimin e skemave financiare të organizuara nga shgiptarë e të huaj në Shqipëri, të cilat kishin thithur kursimet e shgiptarëve të varfër. Kjo krijoi një neurozë të pashembullt të përgjithshme në popull. Nuk mungoi as “folklori i pështirë demokratik”, si rizgjedhja e Sali Berishës president në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, që u shpall në fund të shkurtit e fillim të marsit 1997. Nuk munguan as djallëzia ndërkombëtare dhe gafa berishiane për të qëndruar Berisha si president kukull (që nuk e pyeste meëjeri) deri në korrik të vitit 1997, me qëllimin që të kryhej dhe riti i fundit i “demokracisë së vdekur” se kështu i levërdiste ndërkombëtarëve për të thene që pushteti i ri në Shqipëri kishte ardhur në fuqi në mënyrë të ligjshme me zgjedhje jo me grykën e pushkës siç erdhi në fakt) dhe, për rrjedhoje, nuk lindte nevoja e shtrimit të problemit të njohjës ndërkombëtare të qeverisë së re shqiptare.
Rebelimi i armatosur në Jug të Shqipërisë (që rrëzoi “pushtetin e malokieve” në Tiranë, më 9 mars 1997), mbajtja e Sali Berishës si president-kukull deri në zgjedhjet e 29 qershorit 1997 ishin hallka të një zinxhiri të lidhur c tẽ kurdisur brenda e jashtë Shqipërisë. Të gjitha këto shënuan fundin e tranzicionit shpresëdhës demokratik në Shqipëri dhe “fillimin e përligjur” të një epoke tjetër, të asaj të revanshizmit social-komunist. Kështu u bë “restaurimi burbon”i pushteti të rrëzuar komunist më 22 mars 1992. Në shkrimet e shumta të rreshtuara në vijim janë pasqyruar, analizuar e komentuar hap pas hapi zhvillimet e një viti që i dha fund “tranzicionit demokratik” për të çelur rrugën e “qeverisjes nga revanshizmi social-komunist”, nga “) pushteti informal trinjak socialist-demokratikas” dhe pastaj nga qeverisjet e altenuara të një ” pushteti bandokratik”, të ndarë midis PD-PS-LSI. Prandaj është e gabuar të thuhet se “si shumë po zgjat ky tranzicioni në Shqipëri”. Tranzicioni i mirëpritur, ai demokratik, mori fund në vitin 1997. Që nga ajo kohë Shqipëria është nën një pushtet e sistem tjeter që nisi me revanshizmin socialist-komunist (1998-2002), vazhdoi me “pushtetin e bashkëqeverisjes informale trinjake” (2002-2004) dhe pastaj që atëherë po vazhdon brazdën e “pushtetit të bandokracisë së alternuar” (me ndërrim vendesh e aleancash) në bashkëqeverisje nga PD-PS-LSI.