Kronikë kohe 4 – sendërtimi i vështirë i rendit demokratik (Shkarjet e hershme nga demokracia, drejtësia e gjymtuar)
CHF24.90
Kërkesa e parë që duhet plotësuar për vendosjen dhe forcimin e shtetit juridik mendojmë se është ndërtimi i një legjislacioni sa më të plotë, të saktë e shkencërisht të përpunuar, që të shërbejë si bazë për zhvillimin e të gjitha marrëdhënieve juridike dhe si mjet i fuqishem ndikimi për mbarëvajtjen e tërësisë së marrëdhënieve shoqërore dhe për plotësimin maksimal të nevojave ekonomike e shpirtërore të njerëzve.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Vetëm 1 stok
Libri: Kronikë kohe 4 – sendërtimi i vështirë i rendit demokratik (Shkarjet e hershme nga demokracia, drejtësia e gjymtuar)
Autor: Abdi Baleta
Redaktoi: Lindita Baleta
Botoi: Alsar
ISBN e setit: 9789928397195
Kërkesa e parë që duhet plotësuar për vendosjen dhe forcimin e shtetit juridik mendojmë se është ndërtimi i një legjislacioni sa më të plotë, të saktë e shkencërisht të përpunuar, që të shërbejë si bazë për zhvillimin e të gjitha marrëdhënieve juridike dhe si mjet i fuqishem ndikimi për mbarëvajtjen e tërësisë së marrëdhënieve shoqërore dhe për plotësimin maksimal të nevojave ekonomike e shpirtërore të njerëzve. Legjislacioni është tërësia e akteve të organeve shtetërore që vendosin rregullat e sjelljës në kuptimin më të gjerë të fjalës. Brenda një kuadri të tillë juridik duhet të zhvillohet e gjithë veprimtaria e shtetit dhe të realizohen funksionet e tij. Pra, kuptohet se shtet pa legjislacion as ka pasur e as mund të ketë. Por shteti juridik nuk mund të realizohet me çfarëdolloj legjislacioni. Nga gjendja dhe karakteri i legjislacionit mund të kuptohet më së miri se deri në ç’shkallë është realizuar koncepti i shtetit juridik në një vend të caktuar.
Kjo detyrë është tepër e rëndësishme për popullin dhe vendin tonë në fazën e tanishme. Ajo është tepër e rëndësishme për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri. Për të përmbushur këtë detyrë duhët sigurisht të bëjmë një punë të madhe, të kujdesshme e mbi baza shkencore për të krijuar përfytyrime të drejta e të sakta mbi shtetin juridik, si në masat e gjëra ashtu edhe në strukturat politike. Për këtë qëllim duhen marrë një sërë masash të domosdoshme legjislative, organizative e tekniko-profesionale.