Kronikë kohe 2 – Sendërtimi i vështirë i rendit demokratik (Parlamenti premtues)

CHF24.90

Pushteti gjyqësor (drejtesidhënia) degradoi më shumë se gjithë pushtetet dhe pas 30 vitesh përbën ende hallkën më të dobët e më problematike të rendit politik e juridik në Shqipëri. Për këto probleme në këtë vellim janë përfshirë një numër i madh shkrimesh, të botuar gjatë tri dekadave ku pasyrohen problemet e krijuara dhe përjetimet në kohe reale të realitetit të hidhur the pësimëve të Shqipërisë.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Vetëm 1 stok

0 People watching this product now!
Përshkrim

Libri: Kronikë kohe 2 – sendërtimi i vështirë i rendit demokratik (Parlamenti premtues)
Autor: Abdi Baleta
Redaktoi: Lindita Baleta
Botoi: Alsar
ISBN e setit: 9789928397195

Për sendërtimin e rendit të ri politik e juridik në Shqipëri pas krijimit të parlamentit pluralist duheshin ngritur dhe institucione të tjera shtetërore e kushtetuese dhe një legjislacion i ri me drejtësidhënie të re dhe efikase. Fatkeqësisht dështimet qenë më të mëdha se arritjet në këto drejtime. Institucioni i pushtetit ekzekutiv nuk u tregua në lartësinë e legjislativit, as të kërkesave të kohës. Qeverisja e re nisi me pasiguri e sabotime të shumta dhe degradoi shpejt deri sa mori fund me dramacitet nën goditjet e dhunshme të një rebelimi të armatosur dhe hyri në rrugë të shtrembëra qysh atëherë. Institucioni më i ri dhe i panjour i Presidencës mbeti prolematik nga dita e krijimit e deri sot. Kushtetutshmëria asnjëherë nuk u bë bazë e sigurtë e legjislacionit demokratik dhe e tillë mbetet ende.

Pushteti gjyqësor (drejtesidhënia) degradoi më shumë se gjithë pushtetet dhe pas 30 vitesh përbën ende hallkën më të dobët e më problematike të rendit politik e juridik në Shqipëri. Për këto probleme në këtë vellim janë përfshirë një numër i madh shkrimesh, të botuar gjatë tri dekadave ku pasyrohen problemet e krijuara dhe përjetimet në kohe reale të realitetit të hidhur the pësimëve të Shqipërisë.

Këto shkrime janë ndarë në tri nënrubrika, sipas tri shtyllave mbi të cilat duhet përfytyruar i mbështetur rendi politik e juridik: presidenca që simbolizon unitetin e popullit dhe kryetarin e shtetit; kushtetutshmëria si bazë e githë ligjshmërisë që duhet të ketë një shtet i së drejtës dhe pushteti giyqësor si garancia e fundit e zbatimit të ligishmerisë. Për këto probleme është diskutuar pa pushim dhe shkrimet që radhiten më poshtë shërbejnë për të ditur edhe dinamikën e debateve dhe arritjet e dështimet e Shëipërisë në këto tre drejtime.