Kriza globale – Debate rreth 11 Shtatorit

CHF14.90

Thesari mendor i njeriut bazohet mbi tri shtylla: mendimi, debati dhe shkrimi. Ndërmjet këtyre shtyllave ka lidhshmëri përplotësuese si nga këndi i thesarit të subjektit, ashtu edhe nga i komunikimit të këtij subjekti me palën tietër. Por këto veprime mendore kanë veçori dalluese si për nga cilësitë, ashtu edhe për nga spektri i fushave të përgjegjësisë shoqërore.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Only 1 left in stock

0 People watching this product now!
Description

Libri: Kriza globale – Debate rreth 11 Shtatorit
Autor: Ahmet Davutogllu
Botoi: Logos A
Shtypi: Focus – Shkup
Formati: 14x20cm
Faqe: 334
ISBN: 9989581592

Thesari mendor i njeriut bazohet mbi tri shtylla: mendimi, debati dhe shkrimi. Ndërmjet këtyre shtyllave ka lidhshmëri përplotësuese si nga këndi i thesarit të subjektit, ashtu edhe nga i komunikimit të këtij subjekti me palën tietër. Por këto veprime mendore kanë veçori dalluese si për nga cilësitë, ashtu edhe për nga spektri i fushave të përgjegjësisë shoqërore.

Mendimi përbën një aventurë ideore të subjektit brenda botës së vet të brendshme, që mund të kufizohet vetëm me kushtet e veta subjektive. Për këtë arsye themi se prej të tria veprimeve ideore të zëna ngoje, më i liri (në kuptim të lirisë e jo të vlerës – A.P.) dhe më i paku-fishmi është mendimi. Nëpër kokë mund të na qarkullojnë ide të shumta, të cilat në botën tonë të brendshme vazhdimisht lëvizin në gjendje dialektike. Horizonti i lirisë së mendimit fiton gjerësi në saje të thesarit intelektual, kurse kufijtë e tij mund të përcaktohen përmes moralitetit të thellë, i cili pasqyron mundësinë që subjekti të bëjë dialog me vetveten.