Konservatorizmi – ëndrra dhe realiteti
CHF9.90
Në këtë libër, Nisbeti argumenton se konservatorizmi modern në giithë Perëndimin mund të shihet si një përforcim i akuzave të Bërkes jo vetêm mbi Revolucionin Francez, por edhe mbi revolucionin më të madh që tani e quajmë modernizem. Çështjet thelbësore të konservatorizmit janë po ato që motivuan librin e parë dhe më me ndikim të Nisbetit, “The Quest for Community”. Ne fakt, “Konservatorizmi” e bashkon pothuajse të gjithë veprën e Nisbetit. Në të, Nisbeti, merret me shkaqet politike të tëhuajzimeve të shumta që qëndrojne pas përpjekjeve bashkëkohore për komunitet.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Only 1 left in stock
Libri: Konservatorizmi – ëndrra dhe realiteti
Autor: Robert Nisbet
Botoi: Instituti i Dialogut dhe Komunikimit
Formati: 14x20cm
Faqe: 168
ISBN: 9789995675080
Në këtë libër, Nisbeti argumenton se konservatorizmi modern në giithë Perëndimin mund të shihet si një përforcim i akuzave të Bërkes jo vetêm mbi Revolucionin Francez, por edhe mbi revolucionin më të madh që tani e quajmë modernizem. Çështjet thelbësore të konservatorizmit janë po ato që motivuan librin e parë dhe më me ndikim të Nisbetit, “The Quest for Community”. Ne fakt, “Konservatorizmi” e bashkon pothuajse të gjithë veprën e Nisbetit. Në të, Nisbeti, merret me shkaqet politike të tëhuajzimeve të shumta që qëndrojne pas përpjekjeve bashkëkohore për komunitet.
Shteti politik sovran është më shumë sesa thjesht një marrëdhënie ligiore e një superstrukture pushteti, është i pandashëm nga ndërhyrjet e tij të njëpasnjëshme në aleancat ekonomike, fetare, farefisnore dhe lokale të njeriut, si dhe nga zhvendosjet revolucionare të qendrave të pranuara të pushtetit. Nisbet-i deklaron se ndonëse filozofite politike shpesh konceptohen në bazë të pikëpamjes që ato kanë për sa i takon marrëdhënieve të individit me shtetin, ai këmbëngul se një qasje më e dobishme do të përfshinte “strukturën e grupeve dhe të bashkimeve të cilat zëne një pozicion të ndërmjetëm mes dy entiteteve diametralisht të kundërta”