Kërkime në metafizikën e artit
CHF9.90
Në këtë studim jam përqendruar te raporti mes artit (krijimtarisë artistike në përgjithësi) dhe metafizikës, duke e parë dhe konceptuar (për aq sa mund të shihet dhe të konceptohet) këtë të fundit ashtu siç e shpreh dhe vetë fjala (metafizike, – metâ ta physica – pra, ajo që vjen dhe që është përtej fizikës, përtej natyrës që ne shohim ose që mund ta shohim). Pra, qëllimi i këtij studimi është hulumtimi i raportit të artit me metafizikën kryesisht në mendimin e Heidegger-it, një prej filozofëve më me ndikim në shekullin që lamë pas.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Vetëm 1 stok
Libri: Kërkime në metafizikën e artit
Autor: Edison Çeraj
Botoi: Logos A
Shtypi: Focus – Shkup
Formati: 14x20cm
Faqe: 142
ISBN: 9789989584558
Në këtë studim jam përqendruar te raporti mes artit (krijimtarisë artistike në përgjithësi) dhe metafizikës, duke e parë dhe konceptuar (për aq sa mund të shihet dhe të konceptohet) këtë të fundit ashtu siç e shpreh dhe vetë fjala (metafizike, – metâ ta physica – pra, ajo që vjen dhe që është përtej fizikës, përtej natyrës që ne shohim ose që mund ta shohim). Pra, qëllimi i këtij studimi është hulumtimi i raportit të artit me metafizikën kryesisht në mendimin e Heidegger-it, një prej filozofëve më me ndikim në shekullin që lamë pas.
Qoftë artit dhe qoftë metafizikës, Heidegger-i i ka kushtuar vëmendje të posaçme, në veçanti metafizikës. Mjaft të kujtojmë studime si Origjina e veprës së artit, Poetikisht banon njeriu (mbi Hölderlin-in), Çështja e përcaktueshmërisë së artit, Thurja e vargjeve dhe mendimi, Ç’është metafizika etj., të cilat sikur vijnë e përqendrohen në një pikë, pikërisht tek “e vërteta e qenieve që flet vetë”, pasi sipas tij kjo ndodh te vepra e artit. Por, përgjatë trajtesës u jam referuar edhe disa autorëve të tjerë të cilët ndajnë shumëçka me botëkuptimin heidegger-ian të artit dhe metafizikës.