Fundamentalizmi bashkëkohor dhe lufta e shenjtë
CHF9.90
Në debatet moderne intelektuale për raportet mes religionit dhe politikës në shtetin modern shekullar, zakonisht kemi punë me shumë terma, të cilat para së gjithash gjuha joprecize e gazetarisë dhe e forumeve të ndryshme mediatike dëshiron t’i përdorë në mënyrë të ndryshme, ndonëse konservatorizmi, tradicionalizmi dhe fundamentalizmi si shprehje më të shpeshta, nuk janë sinonime.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Only 1 left in stock
Libri: Fundamentalizmi bashkëkohor dhe lufta e shenjtë
Autor: Alesh Debeljak
Botoi: Logos A
Shtypi: Focus – Shkup
Formati: 14×20
Faqe: 126
ISBN: 9789989583971
Në debatet moderne intelektuale për raportet mes religionit dhe politikës në shtetin modern shekullar, zakonisht kemi punë me shumë terma, të cilat para së gjithash gjuha joprecize e gazetarisë dhe e forumeve të ndryshme mediatike dëshiron t’i përdorë në mënyrë të ndryshme, ndonëse konservatorizmi, tradicionalizmi dhe fundamentalizmi si shprehje më të shpeshta, nuk janë sinonime.
Në këtë shkrim do të përpiqemi që pa kurrfarë ambiciesh të trajtojmë në temë të gierë, së pari duke paraqitur në mënyrë krejt propedeutike dallimet themelore përmbajtësore mes qëndrimeve religjioze që shënojnë tre termat e cekur më lart. Veçmas do të përqendrohemi në tentimin që t’i ndriçojmë tiparet më të theksuara strukturale të fundamentalizmit, pa ndonjë thellim të veçuar në analizën shoqërore – historike të fenomeneve të ndryshme fundamentaliste. Me fjalë të tjera, do të merremi me rendin idealtipor të fundamentalizmit, i cili përmes studimeve empirike mund të shpaloset në mishërimet e veta specifike dhe konkrete historike.